Gjamë e madhe: Lul Bashës i kan’ vra demokracinë

anazapta

Para tri ditwsh, nga PD, direkt  nga kryetari  i saj Lulzim Basha, u shpërnda një thirrje për të demostruar sot, ditën e hënë, datë 11.11.13, para kryeministrisë. Thirrja e shoqëruar me xheste nga ana e Lulit, xheste të një “prijësi” që ndihet i fyer në krenarinë dhe dashurinë për gjindjen e dheut të tij, më çon, sa hap e mbyll sytë, në ato leximet   tona për kohët e hershme, për kohën e  trimave, të Mujve e Halilëve, të aga Imerit e heronjve të tjerë të Jutbinës, kur ndwr ne binte bajlozi i Zi e bënte zullume të mwdha, vriste gjindjen, rrëmbente çika të reja, shkatërronte vendin, etj.

Tamam si në ato kohë bëmash  n`a erdhi  edhe  thirrja e Lulit për t`u tubuar  kundër  blerjes së votës nga socialistët në Korçë, një zullum që demokratët e Lulit ( të Salës) nuk e njohin.  Ngjan të jenë  ‘’tmerruar’’ se si mund të bëhet një krim i tillë. Dhe e quajnë këtë një vrasje të shekullit, “vrasje të demokracisë”. Sa e rëndë është të thuash “n`a kanë vra demokracinë”; demokracinë që mezi e sollëm pas shumë vitesh “diktaturë” dhe aq ma e randë “demokracinë që e solli Sali Berisha”.  E njerëzit nga katundi në katund, nga “dheu”  në “dhe” duan të dinë ç`është kjo gjamë që n`a gjeti. E si në kohë të hershme  piskasis: “O çar  asht pushka  breeee…..Oooo, dilni  burra  se, në Korçë, ka ndodh gjama. Lul  Bashës i kanë  vra  demokracinë. Po kush e vrau  breee…..? A dalë ai balozi i Zi, i gjatë, mbreti Piro? Jo, jo ai Ed Rama, eee i`a ka vra demokracinë, i`a ka vra  me do 2000 lekëshaaa”.

Për këtë gjamë që ka ngja, Luli  n`a ka grishw të dalim në fushë të mejdanit e të vrasim  bajlozin e zi, t`a rrëzojmë  këtë qeveri  dushmane,  këtë qeveri  të  korruptuar, bash  atje  ku demokratët nuk durojnë dot , te “vota e sovranit”. Dhe ky është një rrezik i madh.

Nuk është rrezik gropa e madhe financiare që na la qeveria e Berishës, tani e Bashës, me miliona  euro/dollare  të vjedhur  nga politikanë,  qeveritarë, deputetë, anëtarw  të  klanit e të familjes. Madje edhe ata që janë arratis  në drejtim të paditur,  pse kanë marre do milionë të ‘’qelbur’’, euro jo  lek,  nuk është se n`a prishin ndonjë punë. Ani pse nuk ka para për  rroga, për pensione, për njerëzit në nevojë, për emergjenca  të ndryshme, etj. Nuk është ndonjë gjë e madhe papunësia, varfëria që çdo ditë, në forma e në vende të ndryshme, merr  jetë njerëzish. Vetëm  me datën  7.11.2013, vdiqën  në miniera, 7 vetë, 5 ndër ta të rinj jo më shumë se 25 vjeç.

Nuk përbën ndonjë  shqetësim për Lulin fakti se krimi ordiner, krimi për gjakmarrje e hakmarrje, krimi  i organizuar dhe korrupsioni  merr  çdo vit jetën e afro 500 shqiptarëve. Madje edhe lufta kundër  krimit e korrupsionit  nuk është  “në të mirë”  të Shqipërisë, por qenka në të mirë të Ed Ramës e të qeveritarëve  rishtarë të tij.

Nuk tha Luli asnjë fjalë për sa shkruan Bedri Islami për lidhjet e tij të rrezikshme me klane antishqiptare të milosheviçëve, bullatoviçëve, fazlliçëve e ‘’içëve’’ të tjerë. Edhe një lidhje  e tillë nuk përbëka  ndonjë rrezik për të ardhmen e vendit tonë!

Madje nuk e dëgjuam Lulin, të thotë një fjalë  për  rrezikun e madh që n`a pret nëse armët  kimike të Sirisë do të sillen e do të asgjesohen këtu në Shqipëri.  Nuk përbën shqetësim për të  edhe nëse helmohet  toka e njerëzit  tanë se ai gruan dhe fwmijwt e vetw i ka shtetas hollandezw me banim nw Hollandw.

Për më keq, këta “vraswsit e demokracisw” nuk janë si Luli, biletat e udhëtimit të të cilit, nga Rrësheni në Kukës, kushtojnë  qindra milionë euro. Këta janë të paskrupullt, paguajnë vetëm  2000 lekë.

E për këtë rrezik të madh duhet  të  mblidhemi  të gjithë. E meriton Luli të ketë  mbështetjen tonë. Në betejën e tij është angazhuar edhe Blendi Fevziu, i cili shkruan se “…nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vota, ndaj, së paku,të shpëtojmë atë”. E kjo është një garanci e madhe suksesi se, ashtu si doktori, Blendi është “dashnor i  madh i votës së lirë”. Këtë e ka treguar, me qindra herë, në emisionin e tij ‘’Opinion’’.

Ah, mos harroni të merrni  me vete edhe qefinin,  se  luftë është. Megjithëse Rama e ka hequr rrethimin  e kryeministrisë, mund të gjejmë  ndonjë sebep e të bëjmë ndonjë gjamë,  të n`a vrasë, si  n`a vrau më 21 janar 2011.  Mos  merrni qefin të madh, mjafton të keni një 2000 lekësh që, në vend të mbretit Pirro të ketë mbretin Ed Rama. Të hënën do t`i  punojmë qindin, do t`a bëjmë t`a kujtojë 23 qershorin  si kujtonte Pirro fitoret e tij, fitore me shumë ushtarë të humbur, e  t`a detyrojmë të dorëzohet si Papandreu, bash ashtu si  ka qejf Berisha.

 

Share This Article
8 Comments
  • Z.Gani !? Keni ironizuar bukur duke përdorur gjuhën e vulgut popullor! Keni imituar ne perfeksion thirrjet boshe te tipit katundaresk qe janë karakteristike e ngrehinês së quajtur pd. Ironia eshte shume e goditur dhe mesazhi qe mori lexuesi është: nuk ja vlen te tubohesh me keta sharlatane mesjetare e primitivë! Nderime z. Gani !

  • V. R!!! Z.Gani ? Keni ironizuar bukur duke përdorur gjuhën e vulgut popullor! Keni imituar ne perfeksion thirrjet boshe te tipit katundaresk qe janë karakteristike e ngrehinês së quajtur pd. Ironia eshte shume e goditur dhe mesazhi qe mori lexuesi është: nuk ja vlen te tubohesh me keta sharlatane mesjetare e primitivë! Nderime z. Gani !

  • Shkrimi i Gani Elezit eshte nje sinteze e dufit popullor ndaj klikes, qe polli dhe po e ushqen akoma PD-eja. Autori me shume mjeshtri sjell paralele me Servantesin ,duke portretizuar me saktesi Sanco Pancet e kesaj opozite. Te gjithe e pame shesh mitingun “historik” te opozites, me shpata e ushta, dhe me per….k…ollare.Pame Sancen(Lulashin) me te jatin Pancen(Saliun),ciftin grotesk, tamam si gjela te ndukur, qe derdhnin lot te perzier me currilat e shiut ne kerkim te kohes se SHKUAR!!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *