Gjanica përmbyt sërish shtëpitë dhe bizneset e Fierit. Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë rikthyer në Fier frikën e ujërave të lumit Gjanicë, të cilat kanë përmbytur të paktën 30 banesa dhe biznese që ndodhen në afërsi të shtratit të tij. Shtabi i Emergjencave Civile Fier ka shpallur gjendjen e emergjencës, duke u vënë në gatishmëri të plotë për evakuimin e banorëve të zonës së përmbytur. Një situatë e tillë përsëritet për të dytën herë brenda 7 ditësh. Javën e kaluar, dalja nga shtrati e ujërave të Gjanicës përmbytën shtëpitë dhe detyruan banorët të evakuohen.