Gjanica përmbyt dhjetëra shtëpi në Fier

anazapta

Dalja e lumit Gjanica nga shtrati, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, ka shkaktuar përmbytjen e dhjetëra shtëpive në Fier. Sipas informacioneve nga ky qytet, zgjerimi i shtratit të lumit  ka bërë që uji të mbërrijë në shtëpitë e ndërtuara në të dy anët e tij si dhe disa magazina të tregut industrial.

Kështu, përmbytje ka pasur në banesat e lagjes “Sheqi i vogël” dhe “1 maji”. Lumi Gjanica del nga shtrati sa herë ka sasi të mëdha reshjesh. Bashkia e Fierit, prej kohësh ka hartuar planin e rehabilitimit të ujërave të këtij lumi, por plani nuk është vënë ende në zbatim për shkak të mungesës së donatorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *