Gjarpërinjtë me kostum, ose portreti i një sociopati

redaktor

 

Dr. Minella Aleksi

Botuar në DITA

 

 

Në zyrat e atyre që e deklaruan “doktor” Saliun non grata një fjalë e urtë qarkullon: “Mos shpreso të jesh në shtegun e drejtë, në qoftëse je duke ecur me njeriun e gabuar”.

Doktorit i është vendosur tashmë një X mbi portret. Një X që e ngarkon atë me një përgjegjësi shumë të rëndë historike për rolin e luajtur në fatet e Shqipërisë. Ne, që kemi qenë dëshmitarë të përditshëm të krimeve të tij, e kemi bërë shpesh pyetjen se çfarë përfaqëson personaliteti psikologjik i këtij njeriu?

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj”. Ky shpërthim emocional në një situatë jashtë vetë-kontrollit nga një ish Kryeministër është emblema e profilit të tij psikologjik.

Në fakt, që prej ditës së parë të marrjes së pushtetit Doktori është i njëjti. Sjellja e tij përmban të gjithë mozaikun afatgjatë të shëndetit mendor të një sociopati.

Sociopatët janë individë që shkojnë në ekstreme nëse mendojnë se aty do të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme, janë gënjeshtarë patologjikë, u mungon durimi i nevojshëm për reflektim, bëhen lehtë viktima të impulsivitetit shpërthyes emocional. Një sociopat me lehtësi e ngarkon fajin për veprimet e kryera prej tij, tek një tjetër.

Herë herë këta tipa shfaqen jashtëzakonisht tërheqës ose jashtëzakonisht kërcënues, në varësi të asaj forme manipulimi që ata mendojnë se nevojitet për të marrë atë që duan; ata krijojnë histori të mëdha, dhe në proçes e sipër, thonë shumë gënjeshtra. I ndryshojnë historitë e tyre shpesh, duke i bërë “më të përshtatshme” në varësi të rrethanave, çdo herë me qëllimin për t’i mbajtur ata larg nga fajësimi.

Janë manipulues të ndjenjave të njerëzve të tjerë, por nuk janë në gjendje të përjetojnë vetë ato emocione. Mos prisni që sociopatët të tregojnë ndonjë pendesë për dhimbjen që shkaktojnë ose të keqen që bëjnë. U mungon ndjeshmëria dhe pendesa sepse thjesht nuk e përjetojnë turpin, apo emocione të ngjashme. Ndaj ata kanë një papërgjegjshmëri morboze ekstreme.

Ne i kemi parë këto shenja tek Berisha dhe tek ndonjë tjetër. Gazetari konservator amerikan Bret Stephens më 2020 i ka vërejtur me lehtësi të njëjtat shenja te Donald Trump. Ai shkruan se “ashtu si injoranca ishte forca e romanit “1984” të Xhorxh Oruell, paturpësia u bë virtyt në “Great Old Party” të Trumpit.

I pa turp, nën efektin e mungesës së përgjegjësisë tavani mbi kokën e sociopatit hapet në gjithë gjerësinë e vet. Ai fillon të shikojë qiellin, të vetëkënaqet me lavdinë, të fluturojë në rrugën drejt “suksesit”, i eleminon pengesat, i rrethuar nga përunjësia e atyre që e rrethojnë.

Sociopatia është një çrregullim i vërtetë mendor, dhe për fat të keq, një gjëndje që nuk ndryshon dhe as nuk kurohet me ilaçe. Sociopatin e kanë krahasuar me një bishë të pakapshme dhe vështirë të parashikueshme. Mjaft politikanë të ashtuquajtur “gjarpërinj me kostum” në nivelet më të larta të pushtetit kanë qenë dhe janë sociopatë.

Sot ne habitemi me tipat si “doktori”, dhe me të drejtë pyetja kryesore që bëjnë njerëzit normalë me apo pa zë është pikërisht mbi mungesën e turpit: Si ka mundësi që nuk ka turp?

Në fakt efekti korroziv i Turpit përbën mekanizmin tonë frenues. Turpi mund të frenojë atë që ligji nuk e ndalon. Shoqëria e ruan ekuilibrin, pikërisht nëpërmjet dy mekaninizmave, një i shkruar (Ligji) dhe një i pashkruar (Turpi).

Por paturpësia është forca e sociopatit. Demokracia shqiptare është sakatosur nga berishizmi i paturp sepse në historinë e popujve si ne, është ende përcaktues roli parësor i individit. Turma është ende konfuze, emocionale, kthen sytë pritës nga udhëheqësi. Ne i kemi institucionet, ligjet, i kemi mjetet që duhen për të ecur përpara, por ende nuk kemi njeriun.

Edhe për disa kohë akoma, për ne do vlejë ajo përvoja amerikane me presidentin Trump që risolli në kujtesë urtësinë e ish Presidentit Thomas Jefferson: “Nëse njeriu i gabuar merr në dorë mjetet e duhura, mjetet e duhura funksionojnë në mënyrën e gabuar”.

 

Share This Article
47 Comments
  • Percaktim i qarte dhe fort i sakte per SOCIOPATIN .
    Respekt !
    Me shqeteson fakti qe Sociopatin e rrethojne shume njerez, te cilet e mbeshtesin, disa e duan, te tjere e cfrytezojne. Kjo e ben ate te kete efekt te demshem, te rrezikshem per shoqerine qe nuk e mbeshtet, e menon per perkatesine SOCIOPAT te personalitetit te Tij, qe e peson. Ky fakt, numri ne rritje i viktimave te Tij, e ben ate te rendesishem ne syte e kuq te ndjekesve te vet.
    Ndeshkimi i pare ndaj SOCIOPATIT eshte goditja e filizave sociopatike te krijuara nen pushtetin e Sociopatit.
    Ndeshkimi i dyte eshte braktisja, lenia jetim e Sociopatit nga shumica – mbeshtetese e sociopative te Tij .
    Demet dhe viktimat e shkaktuara nga SOCIOPATI dhe filizat e Tij jane aq te medha, te pakrahasueshme edhe me ato te shkaktuara nga pushtuesit . Ndaj,
    Ndeshkimi i trete final i merituar eshte ndeshkimi qe pritet t’ia jap Drejtesia .

  • Te lumte profesor!
    Te gjitha keto cilesi,por me nje bojatisje ekstreme i ka edhe Edi Rama,vecse eshte me i djallezisr,me i pa turp dhe me i rrezikshem se Berisha!
    Te dy jane njerezit,qe i kane bere deme te medha popullit shqiptar sa as pushtuesit nazi-fashiste nuk ia bene!

  • Ne fekte behet nje gabim i madhe, kure themi se Sali Berisha u shpall nene Grato,
    Pra titullin e kesaje Nengrato e citojme me magesi se e verteta edhet Sali Berisha ,Shkelzen Berisha dhe Sllobodanka Berisha, edhe vajza e tije pra ,familjarishte jan shpallur Nen Grato.
    Ne pejesne me te madhe te shkrimeve nuk thuhet e plote Kjo Nene GRATO.!
    Ky eshte Gabim se e quajme Saliun te vetmuar ne nje kohe qe ai familjarishte ku dhe vajza e tije eshte NEN Grato. Pra familjarishte.!
    Perse e cungojme motivacionin e tije te pakten ne krye te titullit duhet te vihen falijarishte.!
    Mos t`ja hajem hakun, pore ta shkruajme, ashtu sice je ken dhen te plote titullin, e merituar.!

  • Ne fekte behet nje gabim i madhe, kure themi se Sali Berisha u shpall nene Grato,
    Pra titullin e kesaje Nen grato e citojme me magesi se e verteta eshte : Sali Berisha ,Shkelzen Berisha dhe Sllobodanka Berisha, edhe vajza e tije pra ,familjarishte jane shpallur Nen Grato.
    Ne pejesne me te madhe te shkrimeve nuk thuhet e plote Kjo Nene GRATO.!
    Ky eshte Gabim se e quajme Saliun te vetmuar ne nje kohe qe ai familjarishte ku dhe vajza e tije eshte NEN Grato. Pra familjarishte.!
    Perse e cungojme motivacionin e tije te pakten ne krye te titullit duhet te vihen falijarishte.!
    Mos t`ja hajem hakun, pore ta shkruajme, ashtu sice ja kene dhen te plote titullin, e merituar !

  • Mjere Shqiperia dhe ata shqiptare qe i thurin osona dhe i vene pas nje kriptokomunisti, nje kameleoni, nje mashtrusi e genjeshtari, nje banditi e vrastari qe duhet te ish kalbur ne burg me kohe, por, fatkeqeisht drejtesia e emeruar dhe e mvarur nga ky perbindesh, e ka toleruar dhe sot breth si qen i
    terbuar duke i mashtruar e qorollisur ate qe i vene pas. SPAKU e BKH duhet te veprojne sa me pare per, tu treguar vendin , si Sali Berishes edhe Ilir Metes qe po e mbajne peng Shqiperin dhe shqiptaret.

  • Desheroj te shtoj:

    1. Berisha ka shume “frikera pa shkaqe” apo “frikera instiktive” qe i perjeton si reale. Ato nuk e “lene kurre” ate qe ta gezoje jeten ne “menyre normale”.

    2. Nen presionin e tyre ai krijon strategji e taktika per te luftuar kundra “personazheve imagjinare” qe e kercenojne “personalitetin” e tij.

    3. Ai nuk terhiqet kurre sepse e “ndjen dhe beson” se po ta humbase betejen do shkoj ne gilotine. Ky fiksacion eshte armiku i tij i perjeteshem.

    4. Kjo besoj se eshte nje gje e lindur qe e ka patur qe ne moshe te re e deri ne kete moment qe jemi tani.

    5. Eshte per te ardhur keq per te, qe ne nje fare menyre i ka shpallur lufte vetes, por ne kete moment historik per Shqiperine, kur “semudja e tij” ka arritur ne nje pike kulminante, e pa shprese te “mjekohet, rehabilitohet, korigjohet”, kerkohet, “nje izolim i plote, total” per hir te interesit kombetar.

    6. Cdo dite qe kalon i ben me te rezikshme efektet shkatrimtare te “Bombes Berisha” per te gjithe Shqipetaret, kudo qe jane.

  • Nuk ka Shtet dhe Rames I leverdis nje Sali psikopat se e mban ne pushtet.pas perdeve jane te gjithe bashke pas 30 vitesh Pa asnje politikan te burgosur nuk ka si te jete ndryshe.Thjesht Po na hedhin hy syve te mbrojne ato qe kane vjedhur te gjithe Pa dallim.Rama eshte Po aq i keq sa Berisha dhe Meta,pas tyre vjen Luli qe kerkon te mbroje te vjedhurat e tij…Dhe pas tyre qendron ambasada amerikane qe shet shprese kot dhe genjen Shqiptaret me gjoja reforma ne Drejtesi,kur cdo dite lirohen vrases dhe Po behet nami.fatkeqesisht Kombi nuk ka shpetim,vetem nje Junta ushtarake si ajo e Pinochettit do ta shpetonte vendin.per 10 vite kthim te denimit me vdekje dhe stop cdo antaresimi kudo,se aty qendron kopili.pastrim me burg te 150 te parlamentit dhe familjareve.reforma per popullin,siguri,arsim punesim ,treg i lire.jo oligarki me nje dore kopilash te ish PPSHse.a ka ushtarak ta bej kete te nxjerre tankset ne surrel e gjirin e lalezit ti arrestoje te ja u marre te gjitha…Pa dore te hekurt nuk behet shtet,dhe jo sali psikopati do kthehet por dhe Nano.

  • A ka ngelur ndonje gazecar legjendar pa folur per doktorin cdo dite te diteve te javes?
    si e beni, me radhe?
    Njehere e merr fjalen Bedriu, njehere Viktori, njehere Fatosi, njehere Jorgaqi, dhe tani na doli Minellaqi.
    Gjtihe spiunet greko serbe te Ramutit.
    Dini gje qe Saliu ka 8 vjet ne opozite?

    • Po ata spo thone qe qeveris keq.
      Qeverisjen e keqe ia kane evidentuar Rames qartesisjt keta autore qe permende.
      Por qeverisja e keqe nuk eshte i vetmi problem qe ka ky vend. Saliu eshte po aq problem sa qeverisja e keqe sepse kerkon te jet qeverisja e keqe e ardhshme pasi ka qen qeverisja e keqe e shkuar.
      Ti don qe autoret te shkruajne ose vetem pro psiko Saliut, ose vetem pro koqe Ediut?
      Shko more pirdh andej nga Syri mos rc me ketu ne Diten tone qe ua numeron ballit te gjithve, nga i pari ke i fundit. Plehre sufllaqexhi

  • Dr Llaqi, per sa ke shkruar per Saliun mjaft ti nderrosh emrin ne Edi Rama dhe nga Sociopat ne Psikopat dhe je ne rregull. Se qe ta marresh vesht ti Dr. Llaqi, kur shihet ne pasqyre ky Ed Rama fytyra e Saliut i del para syve.

  • DOKTOR: Analizën e bënë shumë të mirë për “Doktor” mortjen.Por,Dr.jep edhe terapin e shërimit të paciantit mostër 30 vjeçar.A mos ngjan me diagnozën e TËRBIMIT..!?
    -Kemi 30 vjet që dëgjojmë pordhët e këtij psikopati të ardhur aksidentalisht në krye të vëndit nga të tjerë.Tashmë Ai nuk shqitet nga karrikja pa lar me gjak kundërshtarët e vet,në faktë popullin që nuk e votoi për MBRET në 1994.
    -Lutem Doktor.Ilaçin për Doktor mortjen.
    -Thon se Ai ka pasur një doktor posaçrisht për diagnozën e tij padurueshme.Por Ai u arratisë në Amerikë nga frika.
    -Tasmë çduhet të bëjmë me të,Kur drejtësia është në KOMA dhe vjen vërdallë si MACJA QULLIT TË NXEHTË..!?
    -FLM DITA,FLM DR.MINELLA

  • I kemi thene te gjitha per kete kafshe shpelle te quajtur Sali,qe kurre nuk behet njeri.
    Ata qe e perkrahin jane si pune e tij.
    Te keqen e beri dhe nuk ka me fuqi te marre pushtet.Me e keqja qe mund te beje,eshte te trembe votuesit si gogol,,qe te votojne Ramen deri sa te kete jete.

    • o debil
      o koqe kandari,lexoje dhe njëherë përshkrimin e sociopatit dhe do të shohësh se minella shan njërin,për të mbrojtur tjetrin!
      o hajvan nuk të shqetëson aspak sociopati që ka gjithçka në dorë??
      megithëse ti nuk ke faj!!ti je koqe që funksionon me vonesë!!
      shan gjithnjë kërmat e vdekura,dhe nuk sheh apak kërmat e gjalla që të rrjepin deri në palcë!
      ti lufton gjithnjë në të shkuarën o hajvan i lindur,prandaj të shkërdhjenë gjat gjithë të tashmes!!

  • Shyqyr qe eshte Saliu verdalle me ato Foltore se ndryshe do dilte qeveria ime qarte fare ne syte e shqiptareve me bythjashte se ahere une ne ate plazhin publik…

  • Amerikanet krijuan (si kudo ne bote) frankeshtajnin komunist te vicidolit dhe ai ju doli nga kafazi dhe e kane te veshtire ta kontrollojne…
    Keshtu e pesuan dhe me bin laden,po keshtu po e pesojne me bin saliun e don meten…
    Familjet e tyre jane mbledhur ne bllokun e lalzit ku ruhen nga dhjetra roje qe nuk dihet kush i paguan….
    Dhe psikopatet bertasin ,jam sali berisha une o budallenj…
    Ilir fshatari(shikojeni si ecen) ben shqiponjen ne gjunje luli i lutet me lote ne sy qe te anulloj zgjedhjet,dhe ky bufon ja plotson deshiren dhe mban kushtetuten ne duart e tij te lyer me floririn e vjedhur

  • GOGOLI!
    GOGOLI!
    GOGOLI,Berisha!
    Por CAKALLI Edi Rama po ben kerdine!
    Mjaft e mashtruat kete popull duke mbushur faqet e gazetave dhe televizioneve vetem me Berishen,Bashen,Meten dhe Ramen!
    Po per hallet e popullit kur do merreni?
    E gjithe media i ka bere dhe po i ben nje shplarje truri popullit shqiptar,qe te heqe mendjen nga krimet e Rames dhe Veliajt!
    Nxirrni ne plan te pare nje PLEHRE si Berisha dhe nuk guxoni te trajtoni BRAKTISJEN E PLOTE qe shteti,SHKOLLA dhe shoqeria i ka bere FEMIJVE dhe te RINJVE!
    Jepni lajme te thata,por kurre nuk guxoni t’i vini gishtin plageve!
    Femijet dhe te rinjte jane braktisur,sepse edhe ne Tirane lagjet ne brendesi dhe sidomos ne periferi jane si GETO,pa asnje element jetik!
    Ata nuk kane cerdhe dhe kopshte,nuk kane ku luajne dhe argetohen ,por mbeten me celulare ne duar!
    Punoj per te ardhmen,thote Rama,por harron se e ardhmja jane FEMIJET dhe te RINJTE!
    Dhe populli tru shplare nga media brohoret sukseset e Rames se ka zbukuruar qendrat e qwyteteve,pedonalet,lungomaret dhe marrezite e tjera,ndersa kur dalin nga shtepite u shkel kemba ne balte dhe ne plehra!
    E paguajne ujin e piste sikur eshte i pijshem,por kulmi fare se e paguajne 8 here me shtrenjte se sa cmimi i energjise elektrike,por HESHTIN BAGETITE!
    Heshtin dhe jane te LUMTUR se jane te varfer,mjafton qe partia e tyre te jete ne pushtet!

  • Shqetesim i personalitetit, egocentrizem dhe shqetesim i te ndjerit i lene menjane (borderline). Manipulues i termave dhe person pa Ideal te caktuar. Me duket se Saliu ne kete “aventure” Ka shoke plot, qe behen kundershtare, se e tille eshte natyra e psikopateve.

  • Dr. Minella Aleksi
    keni bërë një shpjegim korrekt të sociopatit,

    “Sociopatët janë individë që shkojnë në ekstreme nëse mendojnë se aty do të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme, janë gënjeshtarë patologjikë, u mungon durimi i nevojshëm për reflektim, bëhen lehtë viktima të impulsivitetit shpërthyes emocional. Një sociopat me lehtësi e ngarkon fajin për veprimet e kryera prej tij, tek një tjetër.
    Herë herë këta tipa shfaqen jashtëzakonisht tërheqës ose jashtëzakonisht kërcënues, në varësi të asaj forme manipulimi që ata mendojnë se nevojitet për të marrë atë që duan; ata krijojnë histori të mëdha, dhe në proçes e sipër, thonë shumë gënjeshtra. I ndryshojnë historitë e tyre shpesh, duke i bërë “më të përshtatshme” në varësi të rrethanave, çdo herë me qëllimin për t’i mbajtur ata larg nga fajësimi.
    Janë manipulues të ndjenjave të njerëzve të tjerë, por nuk janë në gjendje të përjetojnë vetë ato emocione. Mos prisni që sociopatët të tregojnë ndonjë pendesë për dhimbjen që shkaktojnë ose të keqen që bëjnë. U mungon ndjeshmëria dhe pendesa sepse thjesht nuk e përjetojnë turpin, apo emocione të ngjashme. Ndaj ata kanë një papërgjegjshmëri morboze ekstreme.”

    i njohur nga ata që e njohin dhe i panjohur për shumicën!!
    ata që e njohin këtë lloj sëmundje mendore,e vlersojnë njeriun që është i prekur,që në fillimet e tij!!
    ka të tjerë,shumica,që nuk e njohin këtë sëmundje,e quajnë hero,gjenial,shpëtimtar kombi e kështu me rradhë!!
    të mos ja fillojmë të përmëndim emra,por po e përmbledh në një fjalë!!
    këta sociopatë,janë o aspirant për diktator,o diktatorë të realizuar!!
    si historia botërore dhe ajo shqiptare është e mbushur me të tillë!!

    ti o doktor minella ndoshta ke marrë një rrast të vetëm,pra sociopat saliun,por fare mirë mund të kishe futur dhe socoiopat metën,sociopat edvinin,sociopat enverin e sociopat ahmetin!!
    nga sociopatët e gjallë në botë ke shumë,por më të njohurit janë ata të mëdhenjtë,ata që prishin punë në këtë glob!
    tramp e putin,kim e erdogan,sociopatët kinezë e mbyllën me maon,të tjerët janë shumë më të përgjegjshëm,shumë më të butë!!

    dok minella,ngjarjet normalisht jetohen të gjitha,por jo të gjitha kuptohen në të njëjtën kohë me përjetimin!!
    “Sot ne habitemi me tipat si “doktori”, dhe me të drejtë pyetja kryesore që bëjnë njerëzit normalë me apo pa zë është pikërisht mbi mungesën e turpit: Si ka mundësi që nuk ka turp?”pra për 30 vjet,nuk keni pasur kohë për të kuptuar se “Si ka mundësi që nuk ka turp?”,apo thjesht e shtroni për të tjerët??
    po të jeni se e shtroni për veten tuaj!?
    më vjen keq për titullin që keni,më vjen keq për mjeksinë e përgjithëshme që kemi kryer!!
    sepse nuk duhet të habitemi me sociopatin e dalë boje dhe pa asnjë lloj interesi dhe pushteti sot!!
    duhet të shqetësohemi për sociopatin që na drejton!
    për atë me pushtet real dhe atë që është vetëm si kukull!!
    thënë në emra të përvetshëm si për K/M dhe presidentin e sotëm!!

  • Sociopati i terbuar Sali Berisha duhet te kete mbrojtjen e njeriut me te fuqishem per momentin ne Shqiperi-Edi Rames-ndryshe nuk shpjegohet perse Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise po flene gjume?!!!!

  • Saliu nuk eshte vetem socipath! E c’rendesi ka emrimi si ta quajme! E kemi pare ne 31 vjet kush eshte! Te vjen peshtire te degjish me kete njeri! Te pakten une,nuk flas per te tjeret! Saliu shume thjesht eshte nje hajdut ordiner,nje vrases,nje spiun dhe tradhetar i Shqiperise! Arsyet pse i ben keto le t’ja leme historise! Por fundin do ta kete tragjik!

  • E shikoni te gjithe ju qe i jeni qepur vetem kriminelit Berisha,si pulat ne …MUT?
    Si nuk e kuptoni se ju vune perpara KERMEN Berisha dhe ju harroni se ai nuk eshte i vetmi qe na ka nxire jeten keto 30 vjet!
    Keni harruar t’i vini gishtin te gjithe sundimtareve qe na kane grabitur gjithcka ne jeten tone,sepse u jane shplare trute,duke gjykuar “Larg bythes time”!
    Shkoni ne dyert e bashkive dhe shtetit,per t’u ankuar,por nuk ju degjon njeri,se Rama i ka shtetezuar ankesat vetem ne kryeministri!
    Dhe kete e quani dixhitalizim dhe jo pasoje kriminale te mos funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor!
    Rama ju mashtron se gjoja qenkeni “bashkeqeverises”, njelloj si ai BUDALLAI,qe nuk e qasnin tek dera,ndersa ai kerkonte bijen e mbretit per grua”!Ha ha ha haaaa!
    U vetvra 13 vjecari ne Golem te Lushnjes,por te gjithe iu sulen si fajtor TIK TOK-ut,kur vete viktima e ka lene te shkruar se ate e VRAU VETMIA,BRAKTISJA e te gjitheve,qe nga familja e deri tek shteti,shkolla dhe shoqeria!
    Brohorisni si skllever kur iu duket mrekulli e pa pare qe shteti u ka zbukuruar qendrat e qyteteve,pedonalet,lungomaret,se po hedh miliarda per te zbukuruar 100 fshatrat turistike tashme te braktisur nga vete banoret,por kurre nuk arrini te gjykoni se ju banoni ne lagje,se femijet tuaj nuk kane asnje kusht per te luajtur,argetuar,edukuar pervec celulareve!
    Lagjet e qyteteve jane thjesht GETO,se Rama shpenzon vetem atje ku i behet reklame,i eshte bere mendja TURIZEM,por harron se femijet dhe rinia i ka braktisur,se pensionistet jane diskriminuar dje trajtuar si “vdekur por te pavarrosur” ,qe nuk i ka njeri ne refene!

  • E lexova artikullin e zotit Minella Aleksi i cili eshte me titull Dr. shkencash .Se ne Shqiperi s’ka mbetur njeri pa u bere Dr. Shkencash si puna e Nard-Nokes .
    Ne Shqiperi ka 3-vjet qe flitet per “reforme-ne-drejtesi”.
    1. Ne U.S..A. jane 50-shtete dhe ka 100-senatore.
    2.Kurse ne Albania 26-rrethe 140-deputete .
    3. Perse i duhen gjith keta konsumatore?
    4.Pak me siper lexova “Turpi mund te frenoje ate qe ligji nuk e ndalon”.
    5.Kush nga ata 140-deputete eshte me turp=0 ?
    Por ai Fatos-Nano qe mori miliona dhe shkoi ne
    hotele me te shtrejta ne Europe ,ku e ka turpin?
    6.Ilir -Meta qe po i shkollon 3- femijet ne Angli ku e ka turpin?
    7.Por Edvini me tu bere K/M e hoqi-vellain nga U.S.A.
    dhe e solli ne SHqiperi ku e ka turpin ?
    Kuvendi eshte organi Ligj-Venes,kurse Qeverria eshte
    Ligj-Zbatuesi .
    8.Ne te dy keto digastere zoteri vendosen njeres me shkolle dhe te pregatitur ,ku i kontrollon “LIGJI”dhe jo turpi ,por keta sociopatet ,Fatos,Sali ,ILir,Edvin ,Lulezim
    e comp.e kane ngrene turpin me buk.
    Te rroje U.S.A.qe keta SOCIOPATET po i shpall NON-GRATA.

  • E ka percaketuar qarte Doktoe Aleksi . Do te shtoj nje karakteristike shume te dallushme . Saliu eshte inteligjent , deri sa u be mjek , madje i sukseshem . Inteligjencen , ne fushen e drejtimit shoqeror , e deformaon me qellim perfitimi . Eshte shume individualist dhe extrainstitucionalist . Ligjet dhe rregullat i perdor vetem ne interes te vet . . Fjala extrainstitucionalist vertetohet ne te tere veprimtarine , kur thote se pushteti duhet te rrezohet me dhune . Krijoi gjullurdine e 97 dhe perdori Gazideden , jasht funksionit te tij shteteror . Ishte ligji “Prona tek i zoti , por krijoi Ligjin 7501 . Rrembeu njerez si rrasti i bizesmenit shqiptaro- maqedonas dhe vrau 150 njerez ne Tropoje . Vete foltrja eshte jasht ligjit . Ka statut , per rregullimin e thirrjeve . Karakteri i tij perves , Saliun e ktheu ne nje kafshe , pa asnje kufi njerezor . Profili mjekesor u cvleresua , qe kur hipi ne fron . Zgalem

  • Portreti i gjarpërit psikopat aktiv me kollare është më se i saktë! Ky i sëmurë psiqik i lindur nuk ka shërim. Ai shërohet vetëm nga vdekja.
    Ai na erdhi nga fshati në kryeqytet dhe me vete solli bajgat, erën dhe djersën e qenëve të tërbuar të rrugës. Kurrë nuk u shkëput dot nga mjedisi fshataresk…
    Sapo u fut në politikën e kohës, u bë një “luftëtar klasi” në mbrojtje të “interesave” të Diktaturës së Proletariatit… Shëmbulli i trajtimit të familjes Shoshori nga ky psikopat flet qartë.
    Ndërroi sistemi qeverisës dhe psikopati doli në krye. Gjeti rastin më të mirë, për të mbjellë “farën e tij” të përçarjes së popullit, duke shkatërruar unitetin kombëtar, pasuritë e kombit dhe më tej e hodhi vendin në luftë civile dhe kreu krime të panumërtë.
    Siç erdhi fshatari origjinal në krye të pushtetit, nisi çmenduritë për “ndërtimin e demokracisë” me sharje dhe shpifje, pa harruar asnjëherë veten e tij, t’a nxjerrë hapur dhe me guxim prej të marri, pa droje, pa turp në krye të të gjithëve si “trim”, i mençur dhe i gjithëditur…
    Deklarimi publik dhe i përsëritur i këtij balashi: -Ua them UNE, më digjoni MUE! Jam Sali Berisha une, o budallenj! – është deklarimi më vetdemaskues i qenies së tij.
    Çudia e fenomenit të këtij psikopati qëndron në faktin se rreth tij ka një shumicë psikopetësh, që i shkojnë pas, e ndjekin e duartrokasin, e adhurojnë dhe janë gati të japin jetën për ‘të! E gjitha kjo ndodh se i sëmuri ka përhapur sëmundjen e vet në mjedis, ka infektuar një numer të madh personash dhe është bërë një rrezik serioz për shoqërinë, ashtu diç ndodh kudo në botë aktualisht me Cowid 19. Ky është edhe më i rrezikshëm! Nuk do t’ia dijë për të tjerët. Është nën efektin e leshmanjozëz: sëmundje e kafshës së papastër, (e gjashme me tërbimin) kryesisht e qenit.
    Në këtë fazë qeni bëhet i rrezikshëm. Ikën nga zinxhiri dhe bredh fshatrave, kafshon poshtë e lartë këdo, duke i lënë jargët vdekjeprurëse njeriut të pafajshëm. Në fundin e tij qeni i tërbuar kthehet tek i zoti, për t’a kafshuar edhe atë, por ky tashmë është përgatitur: e pret nga çasti në çast dhe sapo e ndesh, i jep çomangën drejt e në kokë, duke e lënë të shtrirë për toke…
    Hëngsh kokën tënde, sali! Populli nuk të ka faj. Po të ishe njeri normal, fajet do t’i kërkoje tek vetja, jo tek të tjerët…

  • Nuk jam I sigurte qe Minella Aleksi eshte ushtarak qe ka mbaruar mjeksine diku nga vitet 1978-1979(I specilizuar per zorret e barkut) dhe dikur ne repartet ushtarake te Fierit dhe sot bilbilos nga Amerika.
    .
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se ne “foltoren e Dites=kryartikujt” dalin keto PROFESOR DOKTORRAT qe kane jetur dhe ne Amerike si Mini-Minella apo Tos Tarifa dhe bejne BETEJE LEGJENDARE me Bajlozin e Zit e Viqidolit ..a thua se ka ardhur nga Hena apo shekujt e mesjetes hereshme.
    *
    Ajo qe do quaja kriminale nga keto “professor doktorrat e marikes dhe te dites” eshte fakti se mungojne qellimisht dy MEGA-PROBLEME:
    E para
    Kush e pruri Sali Satanain ne 1991-1992 dhe po e mbron sot realisht me NON GRATEN ( duke e akuzuar gjasme per gabime te padukeshme-duke harruar dhe falur superkrimet e tij)
    .
    Dhe e dyta
    A ka nje rruge per te shpetojme memedheun nga Bajlozi I Lugut te Zi te Tropojes?

    Shume e thjeshte eshte per te zgjidhur keto 2 probleme:
    Sociopatin Berishe te Mini Minelles
    Teokratin e Tos Tarifes
    Kundravajtesin e Kimes
    Dhe Serial Killerin tim
    E pruri ne pushtet doktrina sociopate e dekomunistifikimit te dyshes antishqiptare anti amerikan dhe anti humane e Rajerson-Biberaj me banden terroriste te Tropojes Azem-Sali Biberishaj..sepse te luftoje komunizmin e vdekur ne 1991-1992 ishte thjesht kanibalizem
    .
    Dhe me thene te verteten Drakula –Dr Berisha e kreu me sukses kete detyre dhe atij duhet ti jepet nje decorate nga makartistet e amerikes dhe racistet e europes si Kanibali me I sukseshem I doktrinenes anti humane te makartizmit dhe james trafikantizmit..
    .
    E vetmja rruge qe te shpetoi ai vend jane mergatqyqaret PROFESOR DOKTORRAT E Amerikes QE TI KERKOJNE KESAJ ADMISTSTRATE TE LERE KOMEDINE ME VALLEN DYSHE TE TROPOJES TE SALIUT ME KIMEN dhe te hapin petet ‘lakrorit”..Pra zoterinj profesora dhe doktorre zorres ose mbylleni sqepin ose kerkoni nga Usa le lidhin kelyshin e tyre Usali Serbiberisha…
    ..

  • Dr. Aleksi!E kini” pikturuar “kaq bukur ,kete “portretin” e ketij sociopatit ,sa kur e lexoj me duket sikur e kam perpara syve “te gjalle”(largqofte)!Gje e rralle per nji mjek!Mire paraqitja , po zgjidhja cila eshte?Sepse ,ajo formula e Jeffersonit ,qe na e sillni ju ne kujtese, nuk vlen per kete “sociopatin” tone , pasi, ne vete ja kemi dhene ato “mjetet”e duhura,bile disa prej nesh ende vazhdojne ta ndihmojne ate qe ti perdore;”ne menyren e gabuar”.!Po mire , ky ”doktori” yne , apo sociopati qe qenka prekur nga kjo semundje , nuk e kuptoi vehten , ne menyre qe edhe te vetkurohej ,apo te kerkonte ndihme te pakten ,neqoftese kete nuk e bente dot vehte!Ja pra se ai e para, nuk eshte doktor(kete e ka pranuar edhe vete) dhe tjetra, duke mos qene i afte si mjek ,ne vend qe ti kuronte njerzit i ka semurur: prandaj edhe poeti yne i shquar Dritero Agolli ” e ka perjetesuar kete figure me vargjet ;;..Ne vendi tim ne vendin tend ”/nji i cmendur ,te gjithe i cmend!
    Te pergezoi per shkrimin dhe te uroi si mjek,jo vetem per sportistet!
    Fatmir Xhamallati

  • Të gjithë duan diçka. Shumica do të gjejnë mënyra për të marrë atë që duan, por ajo që i ndan individët është se deri sa larg ata janë të gatshëm të shkojnë për të marrë atë që duan. Ekstremi i tyre i lakmuar është: Pas meje qameti. Sociopatët janë individë ekstremë që do të shkojnë në çdo ekstrem nëse mendojnë se do të jenë në gjendje të marrin atë që duan. Gjenerojnë energji të pafundshme për arritjen e asaj që duan. Gënjeshtarë patologjikë, u mungon durimi i nevojshëm për reflektim, bëhen shumë lehtë viktima të impulsivitetit shpërthyes emocional dhe mungesës së aftësisë për të qënë të detajuar në nismat e tyre të rëndësishme. Sociopati me lehtësi kalon nga gjëndja e qëndrueshme dhe triumfuese në të qënit viktimë duke e ngarkuar fajin për veprimet e kryera te një tjetër. Sociopatët shpesh mund të ngatërrohen për narcisistë ose psikopatë, pasi ata janë të ngjashëm në disa tipare, por asnjë prej tyre nuk i shënjestron individët e tjerë me pasionin e një sociopati. Ndryshe nga sociopatët, psikopatët, nga ana tjetër, i planifikojnë veprimet e tyre deri në detajet më të vogla, duke i kalkuluar mirë ato për të shmangur zbulimin. Shumë të duruar në planet e tyre e si më të zgjuar do të lënë më pak të dhëna gjurmuese që mund të çojnë në kapje.

  • Mjaft politikanë të ashtuquajtur “gjarpërinj me kostum” në nivelet më të larta të pushtetit kanë qenë dhe janë sociopatë. Sociopatia është një çrregullim i vërtetë mendor, dhe për fat të keq, një gjëndje që nuk ndryshon dhe as nuk kurohet me ilaçe. Edhe pse këto dy çrregullime anti sociale të personalitetit kanë gjëra të përbashkëta, studjuesit e fushës bien dakord në një gjë: termi psikopat përbën një sjellje me bazë genetike ndërsa termi sociopat përcakton një sjellje që është rezultat i një dëmtimi trunor nga traumë fizike, i një abuzimi fizik dhe psikologjik të përsëritur në moshë fëminore dhe para pubertale, apo një braktisje ose humbje prindërore psikologjikisht shumë traumatike.

  • Ma Bukur dhe Ma Sakte nuk Behet.Te lumte Dora.Z.Minella.Ata Briskaxhinjte qe Ulerasin per te Rruar ,ti perdorin per Sali Kermen dhe Familjen e Tij Kriminale.Drejtesia duhet te Shpejtoje Veprimet.I gjithe Populli po pret me Padurim ti shohi pas hekurave te gjithe te Korruptuarit ,me ne krye Sali Kermen dhe Like Hajdutin.

    • Salehu ne fakt eshte krimineli me I pafajshem ne planetin e tokes sepse jo vetem ka pranuar krimet e tij psh per 21 janarin ku thote se vrava sipas kanunit leke dukagjinit…
      dhe MINELLAT ME KIMELLAT heshten..
      Bej pjese te antiberishistet e fandaksur
      por deri sa ai arriti
      te fshije bythen me ekspertizat e FBI d
      he quan leter higjenike NYTime-sin
      tregon se ai eshte problem I Amerikes jo I Shqiperise dhe me sakte
      kete shkrim te M.Aleksit
      e ka per sekrecione.
      .po deshe sqarim kerkoje se do habitesh

  • Ky Gjakatar akom vazhdon te jape vetes freske edhe perse eshte deshtaku me i madhi ne Evrope dhe ne rajon.
    Nuk ka asnje vend i lindjes qe te kete pesuar disfata te medha nga koha e tranzicionit gjete mantaeve sundues te tije,
    Ne mandatin e pare 1992-1996. E shkermoqi shqiperin madje e dergoi ne prag te luftes Civile.
    Nga keto trazira te shkaktuera nga ky mjern qe i solli vendit kaqe shum fatkeqesi, humben jeten ne vitin 1997 3000 qytetar shqiptar.
    Shum te tjere mbetn malev, pati edhe mbytje ne dete e humbje jet njerzore te tjera.
    U byll si u mbyll, fale Partise Socialiste e cile e mori ne dore shtetin dhe e rikthej persei institucionet duke i dhen funde shkatrrimit te ketij krimineli.
    U vu ne udhe pore ne vitin 1998, ky kriminel e nxori ne prite Azem Hajdarin dhe ja hoqi koken.
    Ky kriminel me arkivolin e Azem Hajdarit ne krah sulmoi Kryeministrin, Fale perseri Qeveris socialiste e cila nuk reagoi, dhe shqiperia perseri shpetoi pa u pergjakur.
    Ne keto periudhe u ngrite UCK-ja .Te gjith u mbobilizuan ne mbeshtetje te Kosoves me te gjitha mundesite qe lejoheshin, vetem ky kriminel bente demonstrate per dite ne Tirane per rrezimin e qeverise Socialiste,Pra kerkonte ta linte Kosove vetem pa shtetin shqiptar. Pore fale poullit dhe nuk ja vari askushe .
    Edhi Mndati i dyte i Berishes. Shum kushe gjat tete vjeteve ne opozite mendonin se Berisha ka ndryshuar. Pore jo kote nuk eshte shprehja e popullit. “Ujku qimen e ndrron pore Zakonin nuk e harron”.
    Sapo erdh ne pushtet punen e pare qe beri prishi Mbikalimin tek Zogu i zi duke nxjerre jashte luftimit ekonomik 1 miljarde evro.
    Nuk vonoi shum dhe ky ngriti fabriken e vdekjes ne mes popullates. , duke ber demonimet e predhave luftarake dhe nga ky veprim i tije ndodhi shperthimi. E pra ja qe Berisha nuk munde te keloj mandatet e tije pe gjakderdhje, keshtu u poqen ne flake te barotit 26 veta dhe u plagosen 355 veta te tjer. U rrenuan tra fshatra. Po perse kjo vetem per te fituar vete ky KRIMINEL ME DAMKE!
    Pore Berisha nuk ndalet ne gjakderdhje te shqiptarve. Ai varu me 21 Janar kater djem te rije qe rrinin me duar ne xhapa. i dha detin Greqise dhe plote fatkeqesi te tjera ky Kriminel kunde shqiptarve.
    Pra askunde ne bote nuk ka ndodhur qe shtati te shkatrroi dhe te vrase shtatasite e vete, vetem Ky e beri dhe sote ky Kriminel me gjithe ata kriminela qe e duartrokasin kerkon perseri pushtet per ti shpetuar gjykimit te Drejtesese.
    Drejtesia shqiptare ne se nuk e ven ne Banken e te akuzuerve dijeni mire qe ajo do te mbaje pergjegjesi te rende para shqiptarve!

  • Nji Doktore i talentuar ,

    qytetare i nderuar shqiptare .(i qytetit te talenteve Fier )

    nji Intelektual & Patriot i vertete ,qe ne cdo kohe ,
    ka dhene me te miren per vendin e tij ,

    ne te gjitha fushat ne te cilat ka qen Aktive ne Mediet Shqiptare .

    Rrofsh Patriote ,
    ju urojme cdo te mire Dr. Minella je shembulli tipik i Patriotit Inteligjente per te gjithe .

    • Per doctor nuk e njoh kete Minellen mund te jete I shquar apo jo por po te garantoj se keto shkrime qe “artistikisht” e ka qare duke bere “cope cope” Berishen ne realitetit nuk I prek asnje qime bythe.Po te ishte patriot kur Arvizu I tha Berishes burre shteti kur vrau 4 protestues duhet te ULURINTE NE USA me ato amerikaret e tjere..Boll se late nam ju kusherinjte apo dajat e Minelles qe po na I beni hero me keto ngaterrimet e zorreve te tij ne koke.

      Boll kem Haleban Degen apo Mero Gelbazen si llogaritare per krimet berishiane qe kritikat ndaj Sales po ja kthejne shendet

  • Te Lumte Pena Z.Minella! Sali Kerma eshte gjeja me e keqe qe i ka ndodhur Shqiperise.Minues i Demokracise.Hajdut,Grabites,Vrases i Pashpirt. Te gjitha te zezat i ka Familisht dhe Oborrtarisht..Drejtesia nuk duhet te vonoje per kete Delenxhi.

  • Cudia me e madhe nuk eshte sociopati Berisha! Cudia me e madhe eshte turma qe i vete prapa….bile dhe shume intelektual!…SHUME INTELEKTUAL???? si e katandisin veten kaq varfanjak? Perse? cfare shpresojne ata nga Berisha? Si nuk respektojne veten fare? Si e ulin aq poshte? 30 vjet nuk kane mjaftuar qe ta njohin?

  • janë 40 komente,dhe të gjithë shohin sociopatin berisha,si të ishte një fenomen i veçantë në politikën shqiptare!!
    të paktën këto 30 vitet e fundit!!pavarsisht se me dndonjë përjashtim,aksident,të rrallë,jemi drejtuar vetëm nga SOCIOPATË!
    në 40 komentet ka shumë pak që nuk shohin berishën si sociopatin e vetëm të politikës shqiptare!!
    nuk e di a është thejshtë miopia partiake,budallallëku i lindur o interesi financiar që i bën aq të trashë,shumicën dërrmuese të komentuesve,sa të shikojnë vetëm tek berisha simptomat e sociopatisë!!
    këto simtoma janë të njëjta si për sociopatët e gjallë,ata me pushtet a pa pushte,si dhe ata të vdekurit!!
    këthehuni dhe njëherë përshkrimit që i bën minella sociopatit!
    merrni në analizë enverin,merrni gruan e tij deri në vdekje,merrni K/M në detyrë,merrni ilir floririn!!
    do të shikoni se të gjithë i i kanë/i kanë pasur,tërë këto simtoma!!
    si e shkruajta dhe më sipër”nuk e di qëllimin e tërë komenteve të komentuesve”,por duke spekulluar sado pak,mendoj se të gjithë mendojnë se duke sharë njërin nga sociopatët,ndihmojnë në mbarvajtjen e shtetit tonë të dalldisur!!
    njerëz!!
    të sulmosh një sociopat,për të mbrojtur sociopatin tjetër!?
    do të thotë të bësh luftë i zhytur deri në fyt në një gropë muti për të mbrojtur gjysmën e gropës!!

    • Gabim miku im shumë gabim..
      .
      Komentuesitt me lart nuk e shohin sociopatin berisha,si të ishte një fenomen i veçantë por njeriu me I rrezikshem sot per sot..Jam dakort qe permend SOCIAPATE te tjere por Enveri eshte I vdekur dhe I masakruar kurse ai palloshi 2 metrosh (cuni taqit & nipi barba spiros )..me impotence e tij ndaj Bersihes u tregua me i zi se vete Salihi
      .
      Dy here “miqte amerikane” kete sociopatin e Munelles e prune ne pushtet apo e mbrojten edhe kur kreu krim shteteror
      .
      Hera e pare ishte kur u prishen votimet e 31 marsit 1991 dhe miqte tane I prishen se I fituan “komunistet’ dhe te gjithe e dine cfare beri banda tropojes..
      .
      Hera e dyte ishte 14 shtatori 1998 kur dipllomacia euro-atllantike nuk lejoi qeverine e majte te arrestonte Berishes duke kercenuar me prerje ndihmash…
      .
      Nuk po permend me antishqiptaren e miqve tane kur I thane nje krimineli “burre shteti”..
      .
      Me te zeza se sociopatet e Berishes jane veprimet e miqve tane qe realisht kane marre ne dore SPAKUN & DREJTESINE duke ndare dy kriminelet Basha-Berisha njerin shenjtor dhe tjetrin te poshter
      .
      Por akoma me e zeze eshte fakti qe Kimetet e Amerikes akuzojne Berishen per shkelje proceduriale apo nderrime ditelindjes ( bo bo cfare krimi) dhe I kane mbyllur krimet e tij pergjithmone me Ramuterit e Sorrosit..dhe bejne keto komedi me ‘non grata” qe do ti dali tymi I zi se shpejti.
      .
      Lereni Saliun e shkrete rehat se sa Borati Kazakistanit e ka trurin…merruni me ata qe I dhane VIAGREN E ANTIKOMUNIZMIT NE 1991 DHE TANI “NON GRATEN “ qe si duket po zbatojne modelin afgan duke ri-sjelle ne pushtet Talebanin e viqidolit qe do thote

      NA ISHTE NJE HERE SHQIPERIA..

      • prapë me pseudonim të ri??
        bli ndonjë rrip a thejshtë mbajtëse brekësh!!ato që varen në shpatulla dhe kopsiten në brekë!!

        • te falenderoj or mik per mesazhin,por nuk e kuptoj a je ndonje “Pal Mlyshi” I Dites apo asaj qe braktisi mbledhjen e donatoreve….Edhe ne rastin me te mire per ju qe une i kam bere 40 komentet ,nuk kam ofenduar njeri
          .apo tjetra qe Dita nuk ka ndonje rregullore qe te komentohet vetem me nje pseudonim
          .Perse i nderuar tregoheni kaq sociopat vetem me nje rrjesht toksik .kur pikerisht po flasim per kete term..

          • që nuk je ti që ke shkruar 40 komentet,asqë e diskutoj!!
            tre janë të mijat!nuk jam pal mlyshi,sepse nuk jam aq i zoti,por nuk jam as ver llapa që të mos kuptoj të njëjtën dorë shkrimi!!
            nuk e di sa të funksionon arsyeja llogjike,por të garantoj se nëse të funksionon,minimumi,60% të mesatares njerzore,e kupton menjëherë mënyrën e të shkruarit!
            pavarsisht se ndryshohet pseudonimi!!
            bile mund të kuptosh edhe kur dy persona të ndryshëm janë shokë,ose ndajnë të njëjtën ide!
            rregullore nuk ka për pseudonimin,por ka një rregull moral!
            nuk mund të shkruash me pseudonime të ndryshme,sepse nuk mban përgjegjësi për fjalën që thua!!
            për mua ti mund të thuash”para dy vjetësh ti ke thënë “kështu e ashtu”,sot po thua të kudërtën”!si mund ta bëj unë për ty një gjë të tillë??ku ti referohem mendimit tënd,kur ti nuk e mban mënd as vetë se me çfar pseudonimi ke komentuar dy ditë më parë??
            para disa kohësh the një fjalë shumë të drejtë,por për sendin e gabuar!!
            the se “pseudonimi është një maskë që me kalimin e kohës qelbet,prandaj duhet ndërruar”!
            brekët duhen ndërruar se të qelbim,kurse maskën “pseudonim”,e qelb vetëm ti!!
            pseudonimin e ndërron o ai që do të fshehë diçka,o një hajvan i tredhur në tru!!
            më duket se ti bën pjesë në grupine dytë!!
            unë do të të këshiloja të hidhje rrënjë në një pseudonim!do të ishte një fillim me themel!
            ps:nëse je tip që nuk ofendon njeri,ruaje karakterin tënd dhe mos e dhit me mikun tënd, “Gabim miku im shumë gabim”!
            ma lër mua këtë “turp”!

  • anti….54

    Merru i nderuar me breket apo maskat e mia..kurse ne anen tjeter sociopati i Minelles Marikes dhe teokrati i Tarifes dhe nje inerviste te Zeri Amerikes..qe do te thote se FSHIU BYTHEN ME NONGRATEN E KIM-IKES (KOMIKES)

    Ne gjithe mesazhet qe kam dhene me pseudonime te ndryshme apo te njejta eshte:

    Zoterinj komentues apo botues

    Pa kerkuar falje Amerika per kulishin e saj Usali SERBerishe dhe pa nxjerre ne pension sali berishen e amerikes qe eshte ELEZ SERBIBERAJ ai vend do shkoje ne halete e gomarit bashke me ty qe ben hetuesin me komentet e mia..

    Shenim
    komentshkruesi kur ka dash pune ka dale dhe me emer mbiemer dhee kunder rrymes qe ne kohen e Enverit por dhe tani ne kohen e qenit te Elez serbiberit..

    • ndërro brekët dhe jo pseudonimet!!
      duke ndërruar brekët ndihmon vetveten,ka më pak amoniak në tru!
      duke mbajtur një pseudonim,na ndihmon ne!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *