GJARPRI

anazapta

Të përkulur mbi hardhinë e vjetër krasitnin. Ç’do prerje duhej bërë në vendin e duhur dhe në masën e duhur, ndryshe në vend që ta ripërtërinin, e vrisnin ose e plagosnin hardhinë e vjetër. Befas, në qetësinë e asaj vape, ku dëgjohej vetëm trak-truku i gërshërëve metalike, shpërtheu britma:

-Gjarpri. Gjarpri… Oh… Më kafshoi more… Të gjithë lanë punën dhe u sulën drejt atij që e kishte kafshuar gjarpri. Nga pulpa e këmbës i pikonte gjak.

-Lidheni fort mbi plagë, edhe shtrydheni gjakun të rrjedhë… Pastrohet…

-Ku vajti more? – pyeti me plaku.

-Rrëshqiti atje… -O burrani, kapeni! Të gjallë, të ngordhur. Kapeni…

Tre a katër vetë u sulën dhe nuk vonoi shumë, varur në një bigaçe, e sollën. Plaku nxorri biçakun, i preu kokën, e vendosi mbi një rrasë guri, me një gur tjetër e shtypi, e bëri petë, pastaj vendin e shtypur, mbasi e shtroi mbi një gjethe rrushi e fashoi mbi plagën e hapur nga kafshimi me një shami.

Në spital e mbajtën vetëm një natë.
-Sa për siguri, tha mjeku, se nga analizat doli një perqindje e papërfillshme helmi në gjak… Mbas dy ditësh erdhi përsëri në punë.
-Po ti more, – ju drejtua ma plakut – paske qenë doktor mbi doktorët… -Eee… Ç’ne unë! Të parët tanë po. Nga ata e kam mësuar… Nuk ka ilaç më të mirë për kafshimin e gjarprit se sa koka e tij e shtypur dhe vendosur mbi plagë… Thith helmin që ka lëshuar…

*Aktori i njohur Astrit Cerma jeton në SHBA

Share This Article
13 Comments
  • Kujdes, se mos e marrin njerëzit për të vërtetë dhe pastaj vonojnë me u marrë me atë që e ka kafshuar gjarpri e merren me gjarprin…

  • I ke me te hedhur keto fejtone ti zoti Astrit. D.m.th, Sqiperia shpeton nga helmimi po t’i shtypi koken gjarperit qe e ka kafshuar …

  • shume bukur artisti yne po kushe ben ate ,,burat tane kane veshur jo fustane ,,po citjane.kandryshuar c do gje paraja jua ka hequr burerine dhe jane bere me keq se grate te pershendet astrit

  • Qe ka nje hile ketu ka,po e gjeta do ta kesh keq punen pastaj.Doktori eshte pasuri e rralle natyrore.Nuk do ta lejojme as te jape doreheqjen e vertete.Kuptuat?Ja keshtu.

  • Pershendetje Astrit,urime shume bukur.

    Jam Liljana ish shoqe e Lucit qe dikur studente ishim me grupin artistik te universitetit.

  • Me sa duket Kaçi i Zi paska një mision të fortë që ka shkuar në folenë e gjarpërinjve, ai është i specializuar dhe do t’ia shtypur kafkën gjarpërit me zile.

  • Me “Shpetimin” ose trimin e Xha Jahos dikur kam pasur korespondence dhe e kemi pelqyer njeri tjetrin.Ish koha kur kishim vetem PARTINE.Bile nje thenie te mençur te Shpetimit e permend disa here ne biseda me shoket.Shpetimi atehere me pat thene; “Miqt e shoket i zgjedhim vete,koleget na i zgjedh PARTIA”.S’e luan as topi.Edhe sot pas njezet e kater vjetesh keshtu ndodh.Perfundimisht eshte shume e ndryshme te jesh intelektual apo aktor ne Shqiperi dhe gjetke.Komunizmi ne Shqiperi ka qene shume represiv dhe mizor.I pakrahasueshem me askend .Komunizem qe ka prishur edhe Astrit Çermen.Atehere ç’fare do presesh nga ai dhe ky komunizem.Megjithate Astriti mbete nje aktor i madh.Astriti dhe disa kolege te tij, i kane perjeteuar dhe lozur aq shpirterisht rolet e asaj kohe ,saqe per hir te roleve kane mbetur edhe sot e kesaj dite militante dhe besnike PARTIE.Edhe per kete meritojne respekt.URIME!

  • F B Kukes gjarprit Sali do shtypur koka se ka veshur shume nena Shqiptare me te zeza ne 1997. Sali shkerdharokracia Sekretar i pare

    • Ekazakt.Asgje nuk eshte Gramoz Ruci para Sali Berishes.GRAMOZI U BE sEKRETAR I pARE I ppsh,KUR PARTIA KISH NDERE SHKERMOQJEN DHE SI MILITANT FANATIK DHE PER BESUESHMERI NDAJ PARTISE U BE DHE MINISTER I TORTURES ne ditet e fundit te saj.Edhe kur turmat frenetike te Vullnetareve te ENVERIT ishin gati te benin gjakun ne gju,Gramozi ish po minister.Megjithate,prape se prape asgje nuk eshte Gramoz Ruc dhe Xhelil Gjoni para Sali Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *