Gjashtë fëmijë afganë vdesin në brigjet e Egjeut

Saimir Lleshi

Të paktën 6 fëmijë afganë midis të cilëve edhe një foshnjë 6 muajshe humbën jetën, pasi një barkë me të cilën ata udhëtonin u fundos.

Ngjarja ndodhi në brigjet e detit Egje, në afërsi të Turqisë.

Autoritetet thanë se tetë vetë, që ishin në anije, janë shpëtuar afër qytetit Izmir, përfshirë edhe një djalosh 12 vjeçar. Qindra fëmijë nga Siria kryesisht janë mbytur në përpjekje për të kaluar në Greqi përmes detit.

Varka që mbajnë dyfishin e kapacitetit shpesh përfundojnë nën ujëra, duke lënë pas shumë të vdekur. Më 29 nëntor, Turqia e ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në, duke shprehur përkushtim për të ndihmuar në ndaljen e fluksit të migrantëve në Evropë, në këmbim për ndihmë financiare në vlerë prej 3 miliardë dollarësh për t’i mbajtur refugjatët. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *