Covid 19 ka mbushur plot gjashtë muaj që ekziston mes njerëzve. Më 31 dhjetor, të vitit të kaluar, mediat kineze raportuan për të parën herë shpërthimin e një pneumonie virale në qytetin e Wuhanit.
E gjithë bota është transformuar në këtë proces. Izolime u vendosën, kufijtë u mbyllën, shtëpitë e të moshuarve u rrënuan nga sëmundja, ekonomitë kombëtare u gjunjëzuan. Shtrëngimet e duarve e përqafimet tani ngjasojnë si diçka e të shkuarës. Dhe më e keqja është se askush nuk e di edhe për sa kohë virusin do ta kemi mes nesh.
Por ajo që dihet është se bota sot është shumë më ndryshe nga sa ishte në ditët e raportimit të pneumonisë së çuditshme në Wuhan të Kinës.
Tani shumë vende kanë filluar të rihapen, me gishtat e kryqëzuar se mund t’ia kenë hedhur virusit. Të tjerë mësuan se nuk mund të ulin vigjilencën, për asnjë moment.
Të tjera vende nuk i vendosën asnjëherë shpërthimet e tyre nën kontroll. Sidoqoftë, gjashtë muaj janë një kohë e shkurtër për të mësuar aq sa kërkuesit kanë mundur të mësojnë për një virus të ri.
Ende ka shumë pyetje pa përgjigje. Por ajo që shkencëtarët e përsërisin me bindje është se koronavirusi nuk do të largohet shpejt, ndoshta asnjëherë.
Do të duhet imuniteti i masës, kur të paktën dy të tretat e një popullate ta kenë fituar imunitetin ndaj virusit, pasi janë infektuar ose vaksinuar për të filluar ndaljen e pandemisë. Por të dyja këto objektiva janë ende larg.
l.h/ dita

Eshte mire qe artikujt te kontrollohen , pastaj te botohen.
Ne kete artikull shkruhet se jane infektuar 10.5 miliarde njerez ne bote.
Pak si teper duket, apo jo.
ehu, qeke mbrapa bote ti, po jane rritur lindjet se nuk ka vetem vdekje ne ket dynja