Blushi, gjashtë propozimet e deputetit për Qeverinë

Dita

Gjatë muajit të fundit deputeti Ben Blushi është përfshirë në një debat të fortë për cilësinë e qeverisjes. Ai është shprehur se ‘Rilindja’ është kthyer në një parti brenda PS, duke i rrëmbyer asaj pushtetin dhe duke i deformuar programin qeverisës.

Deputeti ka publikuar sot edhe disa propozime për uljen e varfërisë, për mbështetjen e shtresave të varfëra për inkurajimin e shtresës së mesme si dhe për një revolucion në Arsim, të cilën e ka konsideruar një reformë ekonomike:

PAKETA E DINJITETIT
Një paketë dinjiteti për të varferit, e cila duhet të marrë përsipër pagesën nga shteti, pra falas, të minimumit të energjisë elektrike për të gjithë ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. Kjo paketë dinjiteti nënkupton furnizimin falas për shtresat në nevojë, që llogariten në afro 100 mijë familje, apo 400 mijë qytetarë që jetojnë me më pak se 40 euro në muaj, ose rreth 400 lekë të vjetra për person në ditë. Atyre duhet t’u sigurohet nga shteti ndriçimi, ngrohja dhe konsumi i televizorit. Po ashtu, paketa e dinjitetit duhet të përfshijë edhe librat falas për fëmijet, kaloritë e nevojshme dhe vaksinimi falas, sepse, analfabetizimi dhe sëmundjet e të varfërve i kushtojnë shoqërisë disa herë më shtrenjtë, nëse nuk kurohen. Paketa e dinijitetit po ashtu parashikon dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të varferit në jo më pak se 100 mijë lekë të vjetra, para të cilat sërish shteti do t’i përfitojë në formë taksash mbi qarkullimin e mallrave, pasi këto para do të shtojnë konsumin, i cili në vitin e fundit ka rënë me gati 20 %, duke e vënë në vështirësi ekonominë shqiptare.

RRITJA E PAGËS MINIMALE
Propozimi tjetër i Ben Blushit, në parlament është rritja e pagës minimale, ose dyfishimi i saj. Shqipëria është sot vendi që paguan më pak për orë pune në Evropë. Pagesat e ulëta të punës nuk kanë ndikuar aspak në rritjen e investimeve të huaja, të cilat janë reduktuar ndjeshëm dhe sot Shqipëria përfiton investime të huaja direkte më pak se të gjitha vendet e rajonit. Dyfishimi i pagës minimale do t’i detyrojë punëtorët e Shqipërisë të shtojnë nivelin e tyre të jetesës si dhe do të rritë taksat për buxhetin e shtetit. Fasonizimi i ekonomisë shqiptare, sipas Ben Blushit, nuk është politika e duhur, sepse fasonizimi është një skllavërim që i detyron shqiptarët të punojnë nën kushtet minimale të dinjitetit njerëzor.

MBËSHTETJE E SHTRESËS SË MESME
Propozimi i tretë i Ben Blushit, parashikon mbështetjen për shtresën e mesme, të cilën Rilindja e ka tradhëtuar me ardhjen në pushtet. Blushi thotë se sot në Shqipëri një punonjës banke tatohet më shumë se pronari i bankës. Një gazetar paguan më shumë taksë se botuesi i tij. Një profesionist që punon në një biznes privat si administrator taksohet shumë më shumë se pronari i kompanisë. Pra një njeri i arsimuar, i cili fiton 1000 euro, paguan më shumë taksë se dikush që fiton 1 milion euro. Respektivisht ai që e ka rrogën mbi 1000 euro paguan 23 % takes ndërsa ai që fiton 1 milion euro taksohet 15 %. Sipas Blushit, ky është një deformim progresiv i takses progresive.

Ne nuk mund të taksojmë më shumë mendjen se kapitalin, thotë Blushi, sepse përgjatë historisë kemi vuajtur më shumë se kushdo nga mungesa dhe eksodi i mendjes, siç po ndodh edhe sot. Mbështetja për shtresat e mesme, që janë baza e harmonisë shoqërore, do ndihmonte ekonominë, duke inkurajuar shumë të rinj që diplomohen dhe nuk gjejnë mundësi për të jetuar normalisht në Shqipëri. Ndryshimi i taksave për shtresat e mesme të shkolluara do nxistë shumë të rinj të rikthehen në Shqipëri, sepse vendi nuk ka lluksin të humbasë afro 5000 fëmijë që shkollohen jashtë çdo vit, nga të cilët më pak se 20 % kthehen të punojnë këtu.

REVOLUCIONI NË ARSIM
Propozimi i katërt i Ben Blushit, ka të bëjë me nevojën për një revolucion në Arsim. Arsimi duhet konsideruar si ekonomi. Vetëm përmes ndryshimit në Arsim do mund të jemi konkurues në rajon që sot investon pa përjashtim më shumë se ne në shkolla. Çdo vend i rajonit investon më shumë se 4 deri 5 % të buxhetit në Arsim, ndërsa ne afro 3 %. Sot katër fëmijë në dhjetë nuk shkojnë në shkollë të mesme. Blushi propozon që cikli i mesëm, pra gjimnazi në Shqipëri të bëhet i detyrueshëm.

Detyrimi për të ndjekur shkollat do rritë cilësinë e dijes për shtresat e varfëra dhe do ta bëjë shoqërinë më të arsimuar dhe më të kulturuar. Në këtë mënyrë shumë fëmijë do shkojnë në shkollë duke mos marrë rrugë të gabuara në mosha të vogla për shkak se shteti i braktis, ndërsa familjet nuk kanë mundësi të përballojnë shkollimin e tyre. Arsimi i mesëm e i detyrueshëm është i detyrueshëm, sipas Blushit, në kushte kur papunësia tek ne është shumë e lartë dhe nuk kemi nevojë t’i nxjerrim fëmijët nga shkollat shumë shpejt për t’i përdorur si krah pune. Më mirë t’i mbajmë fëmijët në shkollë se në rrugë, thotë Blushi.

DECENTRALIZIMI NË ARSIM
Propozimi i pestë i Blushit ka të bëjë me decentralizimin në Arsim. Blushi thotë se Ministria e Arsimit duhet të merret me politika dhe programe dhe jo me emërime. Sipas tij ka ardhur koha edhe pas reformës territoriale që emërimet në arsim, pra mësuesit, të caktohen nga 61 bashkitë e reja dhe jo nga Ministria e Arsimit, e cila duhet të përcaktojë kriteret që pushteti lokal duhet t’i ketë detyruese. Ministria e Arsmit sot konsumon gati 50% të kohës, energjive dhe burimeve njerëzore me emërime, çka e ka kthyer atë në një dispeceri politike.

Decentralizimi i emërimeve në Arsim është një mënyrë për të depolitizuar Arsimin dhe mësuesit që është plaga më e madhe e shkollave tona. Sipas tij, nëse shkolla politizohet, sepse mësuesit bëhen pjesë e komisoneve zgjedhore, shkolla vdes, sepse në këtë mënyrë mësuesit do të emërohen sipas kritereve politike dhe jo atyre profesionale. Nëse ka një nen të domosdoshëm në Kodin Zgjedhor, thotë Ben Blushi, është pikërisht pengimi i partive për të emëruar mësuesit si komisionerë elektorale. Sipas tij, është e domosdoshme të krijohet Urdhëri i Mësuesit, i cili i mbron mësuesit nga partitë dhe nga mediokriteti në bazë të pikëve dhe meritës.

SHKOLLAT PROFESIONALE  NËN VARËSINË E MAS
Propozimi i gjashtë i Ben Blushit, lidhet me shkollat profesionale. Ai parashikon kthimin e shkollave profesionale me Ministrinë e Arsmit, pasi, kalimi i tyre në Ministrinë e Mirëqënies ishte i padobishëm dhe absurd. Ky kalim nuk e rriti numrin e nxënësve në shkollat profesonale, por përkundrazi e ka ulur atë me afro 15 % për një vit.

Të nxjerrësh shkollat profesionale nga Ministria e Arsimit është njëlloj si të administrosh ushtrinë përmes Ministrisë së Kulturës, të çosh teatrot në Ministrinë e Bujqësisë dhe të dërgosh kontrollin e gjykatave nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Transportit. Sistemi arsimor është dhe duhet të jetë një sistem unitar. Ky eksperiment me shkollat, sipas Blushit, ishte i papërgjegjshëm. Po ashtu, Blushi propozon që shkollat profesionale të ngrihen në një nivel më të lartë, diçka mes gjimnazit dhe universistetit, duke i dhënë atyre një status tjetër.

Nxënësit që shkojne në shkolla profesionale sot janë shumë të vegjël për të marrë një zanat prandaj ata duhet të shkojnë në shkolla profesionale pas mbarimit të shkollës së mesme, që do duhet të kthehet në një detyrim. Këto janë disa nga propozimet që deputeti Ben Blushi, i ka bërë për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes në parlament dhe që nuk duhet të anashkalohen dhe shpërfillen nga kjo maxhorancë. /Gazeta Telegraf

Share This Article
24 Comments
  • Pirdh,pirdh o Blush se lirohesh,per asnje gje muk je vetem per te llapur,per asgje gje nuk do mbahesh mend,je nje deshtak e llapaqen me I peshtire se Berisha.

      • Kritikat ne publik jane dashakeqe, behen per percarje, nderkohe kritikat konstruktive, ne tryeza te rrumbullaketa, jane gjithmone te mirepritura, por Blushi te gjitha keto i ben per show, jo se realisht i intereson mbarevajtja e puneve te ketij vendi, atij i intereson pushteti i vet dhe i familjes se tij.

        • Propozimet e Blushit vijne pas 2 viteve qeverisje, ku ishte ai ne keto 2 vjet, Blushi eshte nje perpjekje e deshperuar e Nanos per tu rikthyer dhe sa here ka zgjedhje, del per te percare. Po shqitparet i thane jo njerezve te buzuqeve e kazinove njehere.

    • blushi vetem di te flase dhe te jape keshilla te pabaza, eshte shume e thyjeshete te japesh mend kur ske asgje ne dore,qeveria e tanishme eshte e duhura dhe me e mira e ketyre viteve, pasi ne vetem 2 vite ka bere ato qe te tjeret si kane bere dot as per 8 vjet

    • blushe te jesh qeveritar dhe te besh opoziten e qeverise vetem ty tkemi par,shoku ke ne dore shum gjera se je deputet i mazhdorances leji llafetr po puno

  • Beni ben shum mire qe kerkon me te miren prej qeverisë , por mos te harrojne ne ç/gjendje e mori vendin dhe punet duan radhe , nuk behen me urdher te peshkut .

  • Deshtak komplet qe I pelqen vetja shume,kritikon Qeverine ne te cilen eshte vete a thua se eshte ne Opozite,kjo e ben me teper se qesharak.

  • Blushit I duket vetja liderr,por fatkeqsisht nuk do jete kurre,nuk e meriton,populli ka antipati per tipa te tille qe te cajne menderen nga mengjesi ne darke pa bere asnje pune konkrete.

  • I neveritshem,skuth qe pret me padurim deshtimin e Qeverise se tij,turp e faqen e zeze o Blushi e haram voten qe s,ke per ta marre kurre me nga e majtja.

  • Valute je or Blush!E ke vendin ne krye te ministrise arsimit,ne vend te asaj kokelopes nga Burreli,qe e tund koken si lavjerres,se mire qoore,por me duket se eshte dhe shurdhmemece!

    • Militantê me emrat Doneta, Luljeta, Altini , guri, Deni. Trupeshkllëku juaj a e dini ku duket? Te sharjet! Ju nuk mendoni,nuk gjykoni,nuk arsyetoni,nuk analizoni, nuk bëni deduksione. Ju dini vetëm një gjë që ju kanë urdheruar qëndrat veliste,taulantiste të dezinformimit d.m.th. Sharjen! Ju “shani” ndërsa unë po qesh e po ja u ngjesh zyrtarisht emrin ” Trupeshqit”. Do kini dhe dhurata të tjera më pas…?

  • O BENI, e mbeshtes vendosmerin tende, por vetem se po lodhesh kot se ke te besh me nje tufe idiotash, kriminela, dge budallenj, prandaj kot e ke

  • Po ju garantoj o te paguar me parate e vjedhura te shqiptareve se keshtu sic po beni ju duke ju leshuar si qente cdonjerit qe shpreh mendimin e tije se shpejti do veni si kllocka me 10 zogj po mos harroni se bashku me padronet tuaj o sahanlepires te lindur

  • Në një mendje me “toni” dhe “Tarrasi”? Kritika,vetkorigjimi,debati,dhënia llogari para antarsisë dhe argumenti e shëndosh një parti të vërtetë demokratike! Të tjerat e kalbin. E bëjnë gropë bretkocash. Të bësh “opozitë” brënda partisë nuk është krim por zbatim i parimit universal të “unitetit në diversitet”. Bota,shoqëria dhe universi zhvillohen sipas ligjit dialektik të “unitetit dhe luftês së të kundërtave”! Mos u trëmbni o njerëz nga “opozita” brënda partisë kur është konstruktive? Trëmbuni nga “opozita destruktive”! Mos e konsideroni cdo njeri kritik, njeri të saliut se do të fusni krimbin e dyshimit kudo? Blushi është tradicionalisht dhe farefisnisht pasardhës i “integritetit” intelektual dhe jo pasardhës i të menduarit “me kokën e për kokën e kryetarit”? Nderime!

    • Jam plotesisht me komentin tend,o Pllumb Zajmi.Po kujt do t`ia thuash kete?Atyre qe nuk u pelqen diversiteti i mendimeve dhe ideve.S`ka asnje arsye te mos jesh racional ne gjykimin e mendimeve te cilat i servirin te tjere,vacanerisht ato te grupimit tend politik.Shpresoj qe njerezit te kene me shume besim e dashuri per njerezit sesa mohim,urrejtje e perjashtim.

  • E zbuluam armikun e partise dhe te udheheqesit legjendar.Tani duhet qe kokepalaret ti bejne gjyqin.Me reformat e sukseseshme te Samiut te dyte sdo keni para as per te paguar ujin dhe meta do tu thote trup palare.
    Noli thoshte:lehni laro kaba Hosana Baraba
    me vjen keq per ata qe paguan Saliu per te mbrojtur Ramen.Sa per besimtaret e rilindjes e meritojne barin.

  • si do qe te jete ne dac nga ministria, ne dac nga pushteti lokal arsimi tani eshte super i politizuar, nuk shoh ndonje rrugedalje nga kjo situate. per mua reforma ishte mjaft e kollajshme , por nuk diten ta benin, ne cdo profil mesuesit listoheshin mbi baze kriteresh si vjetersia, shkallet e kualifikimit, mbeshtetja ne komunitet , rezultatet e arritura ne vite etj U mbushen me leke dhe emeruan gjate ketyre muajve ata qe deshen. Mesuesi me titullin mjeshter duhet te gezoje nje status te vecante , pavaresisht profilit ku jep. por ne Shqiperi nuk gjen zgjidhje se po e ngrite zerin te lene fare pa pune. m jere ne ku jetojme.

  • “Ruxheli” (në vêmëndje të “Kris1”) ? Faleminderit për mirëkuptimin dhe konsideracionin. Ja një njeri me këmbët në tokë thashë kur lexova komentin tuaj dhe më pas atë të Kris 1 ! Kemi vuajtur e mesa duket do të vuajmë nga moskuptimi i thelbit të pluralizmit apo “konkurenca e lirë e ideve”? Militantët janë njerëz përgjithësisht të mirë por të verbër dhe nga verbëria vrasin dhe atë që s’duhet vrarë! Nderime!

  • Si mund të bëhet i besueshëm Ben Blushi që nuk përmëndi kurë Ligjin antimafia që kanë miratuar të dy pakët 100% e deputetëve?Ku ka sy e surat të flasë për të tjerë kur vetë ky kur ishte ministër në qeverinë e Fatoss nanos që e ka djalë teze bër korupsion 6 milion euro?Çfarë e shtyu Ben Blushin që në librin Të jetosh në Ishull baltosi shqiptarët?Kur do të bëhet i gjallë të flasë e të shkruajë për kryeshovinistin grek në Shqipëri Janullatizëmin grek që është krahu i djathë i ben Blushit por ngeli duke shkruajtur e baltosur Myslimanët me Hasanizmin? Çfarë duhet të vidhte akoma më tepër guvernaatori i Bankës Shqiptare Adrian Fullani që Ben Blushit miku i tijë nuk e votoi për shkarkim?CILA LLOGJIKË NË BOTË MUND TA PRANOJË se si mund të bëhet dekriminalizimi i parlamentit nga kryekriminelët e Shqipërisë që janë në krye të pd dhe ps të parlamenti të qeverisë shqiptare të rikthejë «Ligjin Antimafia», një nen skandaloz i të cilit ndalon hetimin për korrupsion dhe procedimin e kupolës qeveritare, që është një nga ligjet e rrallë që u miratua me vota të plota nga kriminelët, kusarët,deputetë të mafies politike të PD & PS & LSI ?

  • Pellumb.
    Nuk godase militantet e partive se jane njerez por them besimtaret qe jane idjotizuar sa mund te perdoren si mish per top si disa komentues.
    Mendoj se si Pd ,PS dhe Lsi jane banda qe mbeshteten tek besimtaret e idjotizuar si falangat e ISIS.Per besimtaret ka nevoje lidershipi i korruptuar,per militante kane nevoje partite.

  • “Kris 1” ? Nuk e kisha me ju as me tekst,as me nëntekst punën e militantëve? E kam parimisht. Për të tjerat në një gjatësi vale me ju? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *