Gjashtë serbo-boshnjakë arrestohen me dyshimin për vdekjen e 300 myslimanëve dhe kroatëve

Dita

Policia boshnjake arrestoi sot pesë ish-zyrtarë të forcave serbo-boshnjake dhe një ish-zyrtar politik gjatë konfliktit ndërkomunitar (1992-95) të dyshuar për përfshirje në vdekjen e 300 civilëve myslimanë dhe kroatë.

“Këta persona dyshohen se kanë zbatuar, si zyrtarë të lartë ushtarak, komandantë të brigadave dhe batalioneve, dëbimin e 5 000 civilëve myslimanë dhe kroatë nga Kotor-Varos (veri)”, theksoi prokuroria në një komunikatë.

“Të paktën 300 persona u vranë në kuadër të këtyre operacioneve që shënuan gjithashtu akte të “torturave, dhunimeve, burgosjeve dhe plaçkitje”, sipas të njëjtit burim.

Këto krime janë kryer në vitin 1992, gjatë muajit të parë të konfliktit.

Lufta e Bosnjes shkaktoi rreth 100 000 të vdekur dhe rreth dy milionë refugjatë dhe të zhvendosur në një vend që numëron sot 3,8 milionë banorë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *