Shpërthimi në Shkodër, 8 të plagosur. Kush ishte shënjestra

Ornela

Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tete persona.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur i cili është pronari i dyqanit të hedhur në erë. Të njëjtat burime saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij.

Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar. Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Edhe një nga të plagosurit nga shpërthimi është nisur gjithashtu drejt kryeqytetit.

Lul Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Lul Kulla pas viti 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus”. Ai në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

Ndërkohë, personat e tjerë të mbetur të plagosur nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

Share This Article
1 Comment
  • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. says:

    Kjo ngjarje,as me pak dhe as me shume,por produkt i fytyres se vertete te politikave bastarde te bandave blu-roze te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Ne kete konteks lid pyetja,po policia e “depolitizuar”ku ishte,kur kjo viktime sot u be tmerri i tregetareve te lagjes Rus,apo beme baba qe t’u ngjaje i thone kesaje “pakice”te policise se Shkodres,e te tjere,hallkave shteterore qe paguehen nga taksapaguesit?Mjaft eshte MJAFT,shqiptaret nuke kane me nevoje per viktima te rradhes se marrive sa kriminale aqe dhe korruptive te politikes shqiptare deri me sot.Kohes se te forteve te perkedhelur nga politikat e dites si dje dhe sot,i shkoje vapa me gushtin;thote populli.Duan apo nuke duan Berisha,basha,Rama e meta,apo mediu e kriemadhja me shoke e shoqe,po i vjen minuti qe e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja ne burgun e siburise se larte ne Rec.Dhe kjo nese Rama nuke don ta besoje dhe vazhdo te bashkejetoje me skenaret e peshtire te rradhes se buces komuniste e pjellave te saje qe kane mbi supe mijra krime e superkorrupsione,te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucional,aqe dhe me shume popullore e medjatike.Mjaft me,me lojra fjalesh e lloqe kavajsish qe vazhdojne te lene pas viktimave te eterve,viktima te tjera te rradhes,se lufte per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.O mije kenetash e mizakali,mos harroni se c’do paudhesi me vitima e dhune nga pas,vetem se ju shton vitet e heqjes se lirise,si dhunues pushtetesh e bashkepuntore me djallin ne terror, e grabitje qe lene viktima te tjera nga pas.Kohes se demagogjive komuniste-nazifashiste si,”sherbe,perca e sundo,dhe mashtro,mashtro se dicka do te fitosh,apo bashkeqeverisje me popullin dhe gishtin pas,i shkoje vapa me gushtin;thote populli qe ne shumice ju bojkotoje ne zgjedhjet e fundit parlamenta,ku ju nxorri,te dhere,por “krenare”.Binduni e besoni nje here te vetme ne jete qe Zoti t’u meshiroje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *