Gjasula drejt Braunshvajgut

anazapta

Eintraht Braunshvajg është në kërkim të dy lojtarëve me tipare sulmuese dhe njëri prej tyre është Jurgen Gjasula. Mesfushori i ri i kombëtares shqiptare – u thirr për ndeshjen kundër Norvegjisë – është ndarë nga MSV Duisburgu, me të cilën mbylli edhe sezonin e kaluar në Bundesligën 2, duke qenë tashmë një lojtar i lirë. 27-vjeçari Gjasula dallohet për krijimtarinë dhe horizontin e tij në lojë, duke qenë kështu një alternativë shumë dinjitoze për Braunshvajgun, që në sezonin e ri do të luajë në Bundesligën 1, falë vendit të dytë të arritur në edicionin e kaluar në ligën e dytë. Gjasula bëri një sezon të mirë, pavarësisht se ai humbi gjysmën e kampionatit për shkak të problemeve me muskujt e zemrës. Ai vlerësohet nga drejtuesit e Eintrahtit për lojën e fuqishme dhe si një pasues i artë. “Në këtë moment Eintraht Braunshvajg është ende në kërkim një dy lojtarëve ofensivë. Në fokus, – shkruan portali gjerman ‘Borlife.de”, – është Jurgen Gjasula nga MSV Duisburgu, një lojtar shumë interesant, dhe që prej një kohe të gjatë konsiderohet si një talent i madh. Mesfushori është fizikisht shumë i fuqishëm, por sezonin e kaluar ai u dëmtua shpesh dhe për këtë arsye u aktivizua në tetë ndeshje”. Te Braunshvajgu e vlerësojnë shumë kontributin që ka dhënë Gjasula për FSV Frankfurtin, ekipin ku luajnë aktualisht sulmuesi Edmond Kapllani dhe mesfushori Odise Roshi. Fakti që Gjasula është i lirë dhe Braunshvajgu i ka mundësitë ta marrë në parametra zero është një plus, pasi nuk ka asnjë rrezik financiar.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *