Jurgen Gjasula tregoi edhe një herë se është tepër i vlefshëm për Greuther Furth. Mesfushori shqiptar ishte vendimtar në fitoren 3 – 0 me Eintracht Braunschweig mbrëmjen e së premtes në përballjen e javës së 26 të Bundesliga 2.
Gjasula ndihmoi shokët e ekipit dy herë të shënonin. Krosimet e tij ishin të sakta duke ia bërë më të lehtë lojtarëve të Greuther Furth të realizonin.
Jurgen Gjasula në këtë sezon ka dhënë 9 pasime për gol duke qenë i pari në këtë renditje, ndërsa ka shënuar 5 herë. Gjasula po kalon një sezon të jashtëzkonshëm me Greuther Furth ku erdhi nga Aalen në verën e vitit të kaluar duke firmosur deri në qershor të 2017. Greuther Furth ka pak mundësi të rikthehet për sezonin e ardhshëm në Bundesliga 1.
