Jurgen Gjasula ka shënuar një tjetër gol për Liteksin, në fitoren 3-1 kundër Çernomorets Burgas. Mesfshori shqiptar shënoi golin e tretë të takimit, nga pika e penalltisë, duke siguruar fitoren, pasi deri atëherë vendasit kryesonin 2-1. Ky ishte goli i tetë i Gjasulës në kampionat, tani një më tepër se Armano Vajushi. Shkodrani nuk shënoi dje, megjithatë ishte lojtari më i mirë i takimit, pasi dha pasimin final në të dy golat e parë, shënuar nga Gil. Liteksi renditet i dyti dhe ka ngushtuar në katër pikë diferencën me Ludogoretc, që barazoi 1-1 në shtëpi.
