Gjata: KQZ funksionon edhe me katër anëtarë

anazapta

Ish-kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata, thotë se Kodi Zgjedhor nuk e njeh konceptin e rikompozimit të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Në një intervistë për “Shekullin”, juristi Gjata thotë se  ligji njeh vetëm faktin që kur një anëtar jep dorëheqjen, ai duhet të zëvendësohet me propozim po nga grupimi politik që kishte propozuar anëtarin e dorëhequr, me kusht që ky grupim të mos ketë lëvizur kahun politik.

Pjesë nga intervista

Ligji nuk e njeh konceptin e rikompozimit te KQZ-së nga e para. Ligji njeh vetëm faktin që kur një anëtar jep dorëheqjen, ai duhet të zëvendësohet me propozim po nga grupimi politik që kishte propozuar anëtarin e dorëhequr, me kusht që ky grupim të mos ketë lëvizur kahun politik dhe ky zëvendësim duhet të kryhet brenda 48-orësh në periudhë zgjedhore. Në rastin tonë, është grupimi parlamentar socialist që i ka propozuar dhe që duhet të propozojë zëvendësimin e tyre. Kjo është ligjore, pjesa tjetër është vetëm politik. Gjithashtu, puna mund të vijojë në KQZ normalisht dhe në konformë të plotë ligjore, mjafton që në tavolinë të jenë katër anëtarë të pranishëm”, thotë Gjata.

Me precedentin e ndryshimit të anëtarit të KQZ-së, a mund të kërkojë LSI-ja që të marrë anëtarin e PBDNJ-së? 

Mendoj se pas ngjarjeve të fundit të dorëheqjes së dy anëtarëve ky problem është i kaluar. Megjithatë, vazhdoj të mbroj mendimin tim se duke u mbështetur te procedura e ndërtimit të KQZ-së, pas lëvizjes politike të grupimit politik të LSI-së, ishte plotësisht legjitime që mandatin e saj ta merrte Partia Republikane, siç edhe ndodhi. Gjithashtu, është plotësisht legjitime që LSI-ja të marrë mandatin e propozuar nga PBDNJ-ja, sepse tashmë LSI-ja është grupimi më i madh i dytë në pakicë pas PS-së.

Çfarë do të ndodhë me komisionerët e 89 KZAZ-ve të cilët janë miratuar sipas ndarjes së vjetër? Pra, do të zëvendësohen me republikanë komisionerët e LSI-së?

E njëjta situatë si më lart. Madje këtë e pranonin të paktën mediatikisht edhe përfaqësuesit e majtë. Ata debatonin vetëm për KQZ-në dhe binin dakord në lidhje me riformatimin e KZAZ-ve. Gjithmonë mediatikisht, i kam dëgjuar vetë.

Në një lëvizje hipotetike të PBDNJ-së në krahun e djathtë, a ka të drejtë të majtët të kërkojnë mandatin?

Kur të ndodhë do të flasim, pasi në këndvështrim të ligjit, varet se kur ndodh dhe si ndodh. Nuk është e njëjta gjë të largohesh nga qeveria dhe të deklarohesh në opozitë, me faktin që të deklarohesh në koalicion elektoral. Por, ky është një diskutim që ia vlen kur të ndodhë, nëse!?

Po në nivelin e tretë, pra në Komisionet e Qendrave të Votimit, si do të jetë balanca?

Do të kemi të njëjtin konfigurim si në KQZ. Ndryshon vetëm procedura e zgjedhjes së kryetarit e cila është 50 për qind e barabartë në të dy kahet.

Votat numërohen prej grupit të numërimit të votave. Cilat parti do të kenë numërues?

Kjo është e zgjidhur sepse emërohen nga KZAZ-të. Përsëri në mënyrë të balancuar, por tashmë dy me dy.

Share This Article
6 Comments
  • K.Q.Z. tek ne mund te funksionoje edhe pa asnje antar. Jemi vend i rralle. Mund te behen zgjedhje edhe pa KQZ, punon kolegji i palodhur zgjedhor me Sashenkat.

  • Me keta juriste llogaritare mjere vendi jone c”po heq. E interpretojne ligjin si u intereson.Flasin per procese legjitime dhe jo ligjore. Dhe legjitimitetin nuk e sqarojne llogjikisht. Po jap argumentat dhe pastaj i gjykoni ato. Flitet per nje ballancim te KQZ ku mazhoranca te kete 4 anetar dhe minoranca te kete 3 anetar ne KQZ. Po kush eshte maxhorance dhe kush eshte minorance ? Per kete keta palo juriste dhe llogaritare thone shkurt qeveria dhe opozita.
    Partia Republikane beri nje kerkese qe vendi i LSI si parti e dyte e qeverisjes ka kaluar ne opozite dhe vendi i saj i takon PR. Po pse PR dhe jo PDIU qe ka 2 debutete e pyeti dikush ? Dhe pergjigjia qe se PDIU nuk ka marre pjese ne zgjedhjet e 2009, po ka qene PDI dhe ajo ka marre 1 debutet , aq sa PR e cila gjithashtu ka marre 1 debutet ne 2009, por Partia Republikane ka marre me shume vota nga populli se PDI ne rang vendi. Per kete vendi i takon PR dhe jo PDI. Me kete arsyetim dhe une jane dakort.
    Tani hidhemi sipas kesaj llogjike te perdorur nga PR, te mbeshtetur fort nga qeveria dhe te legjitimuar nga juristi Gjata si eshte raporti i forcave ne parlament sipas zgjedhjeve te vitit 2009. Rezultatet e vitit 2009 prodhuan keto mandate te cilat jane
    – Qeveria 68 mandate PD+1 mandat PR+1 mandat PDI = 70 mandate
    – Opozita 65mandate PS+ 1 mandat PBDNJ+ 4 mandate LSI = 70 mandate
    pra paskemi barazim mandatesh te dhena nga populli si per qeverine dhe per opoziten, si ne rastin e Pr me PDI. Vazhdojme me argumentat e PR te sipercituar kush ka me shume vota popullore, pra kush eshte mazhorance dhe minoranve me vota popullore. Ne kete rast del qe mazhorance eshte opozita dhe minorance eshte qeverria. Pra ballanca duhet vendosur 4 per opoziten (mazhorance me vota popullore dhe e barabarte me mandate) dhe 3 per qeverine ( minorance me vote popullore dhe e barabarte me mandate).Si perfundim me mire thoni se eshte legjitime qe vendi i LSI ne KQZ i takon “Islamit-Kadelit dhe Dogjanit” dhe jo PR.

  • I biri i spiunit te serbeve, R.GJ se, do te ndodhet gjithmone ne krah te agjentit me potencial te serbeve sot ne Shqiperi qe e ka zene kombin per gryke per llogari te tyre.

  • Tani me kete interviste merr kuptim shprehja e famshme qe degjojme tek Fiks Fare: Ju votoni se votat ja u numeroj une!!!!!! Po “fituesin” kur kater “antaret” me Lefterian Leshin kryetare te KQZ-se kush do ta shpalli “zoti” Gjata?????

  • Kush eshte ky me kete lloj surrati ? Z Thano mos e nxirr me kete nevojtore publike qe funksionon me uje me orar.

  • E KE GABIM ZOTERI SHERBETOR. KQZ MUND TE FUNKSIONOJE EDHE ME NJE ANTAR, QE TE JETE EDHE SEKRETAR, EDHE KRYETAR. PRA, AI FUNKSIONON EDHE ME SALI BERISHEN, POR JO PA ATE. SA TE KEMI NJEREZ PA NDER, PA DINJITET DHE PA MORAL SI ISH-I BIRI I AGJENTIT TE DYFISHTE ( TE UDB DHE SIGURIMIT TE SHTETIT ), TE GJITHA KOMISIONET, TE GJITHA GJYKATAT DHE GJITHCKA TJETER MUND TE FUNKSIONOJE ME VETEM NJE ANTAR. APO JO ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *