Në 15 ditë ngelën 3,454 automjete, Rama: Me kolaudimin nuk ka më shaka

Ermir Ermir

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga mbi 15 mijë mjete që kanë kaluar në kolaudim, 3,454 nuk e kanë kaluar testin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shprehet se me kolaudimin nuk ka më shaka dhe penalizimet nisin nga gjobat deri tek dalja e përhershme e mjetit nga qarkullimi.

Postimi i plotë:

? NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE

Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

?10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

?1,156 Autobusa (8%)

?3,179 Kamiona (21%)

?617 Rimorkio (4%)

?120 Motomjete (0.8%)

?32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

❌3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

?2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!✅

?667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

?180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!

Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *