Gjatë 5-mujorit janë arkëtuar 34 miliardë lekë të ardhura

Dita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoftoi të shtunën se gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti janë arkëtuar 34 miliardë lekë të ardhura.

Sipas OSHEE-së, të ardhurat në këtë periudhë janë 53% më tepër se të ardhurat e mbledhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Muaji maj, sipas OSHEE-së, konfirmon ecurinë pozitive të rritjes së arkëtimeve dhe uljes së humbjeve, duke dëshmuar faktin se sektori energjetik tashmë ka hyrë në rrugën e duhur drejt rimëkëmbjes

Arkëtimet në muajin maj arritën në 4.9 miliardë lekë, ose 34% më shumë se maji i vitit 2014. Në lidhje me humbjet, në muajin maj 2015, niveli i tyre zbriti në 31.2%, nga 36.8% që ishin në majin e vitit 2014, pra, 5.6 % më pak humbje. Sakaq, kontrollet dhe ndërprerjet gjatë muajit maj kanë vijuar normalisht, me 58,336 kontrolle dhe 36,681 ndërprerje.

OSHEE ka filluar tanimë investimet në terren për të konsoliduar edhe më tej uljen e humbjeve por sidomos për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *