Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Njihe veten, zoti kandidat kryeministër! I ke hipur kalit dhe me revan je sulur drejt kolltukut kryeministror. Sa e përmend atë fron aq të lakmuar, të qesh fytyra e të shkëlqen llaku. Që dita të jetë sa më e afërt, më dëgjo edhe mua nja dy sugjerime:
Së pari, bëj disa vokalica, zoti kandidat! Kur flet, jo vetëm që të ngjiret zëri, se nuk është mësuar, po në mjaft raste e ngre kur duhet të jetë i ulur dhe e ul kur duhet të jetë lart. Gjej një bodrum apo një lokal që të duket i përshtatshëm dhe bëj vokalica. Mos e merr për keq. Edhe Demosteni që u bë orator i madh bënte vokalica në buzë të lumit.
Jam dakort me varfërinë dhe papunësinë që e ka mbuluar këtë vend nga kjo qeveri, që nuk ka sjellë asgjë te re në këto të dy vjet. Po njerëzit më pyesin: Ai fshatari që banon në kasolle në pikë të të ftohtit, ku ka banuar para dy vjetësh kur ishte tjetër qeveri? Po ata kuksianët që i ke aq përzemër, në këto dy vjet çfarë kanë humbur nga kjo qeveri, veç paligjshmërisë? Nga Veledin Abazi
