Përgjimet që fundosën gjykatësin/ “Gjeji dhe 15 mijë dhe dorëzoji”

Leda Hysa

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ndaj gjykatësit të Apelit Shkëlqim Miri të caktohet masa “arrest me burg”.

Ai dyshohet favorizoi të dënuarin Gentian Doda duke i ndryshuar akuzën nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.

Doda la qelitë e burgut në shtator të këtij viti, e vetëm në nëntor prokuroria vendosi të vinte në pranga gjykatësin, në shtëpinë e të cilit u gjetën 34 milionë lekë të ndara në dy çanta dhe të vendosura një në dhomën e tij të gjumit dhe një në dhomën e fëmijëve.

Si ra prokuroria në gjurmët e Shkëlqim Mirit?

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli çështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi.

Në përgjim u vu i dënuari Doda, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeti dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit.

Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj.

Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë.

Caktohet data 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujës, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorëzuam dokumentet. I thamë s’kemi gjë tjetër vetëm të japim shpirtin. Do dalësh nga mesi i muajit tjetër”.

Me 7 qershor 2017 Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Matit për dënimin me 8 vite për 39-vjecarin.

Organi i akuzës, shkon edhe më tej. Për të provuar faktet, vendos të ndërhyjë. U kërkon burgjeve të ushtrojë kontroll dhe sekuestrojë dy celularët e të dënuarit./ballkanweb

Share This Article
1 Comment
  • Ne burg te gjithe qente: gjykates,prokurore,avokate dhe eksperte gjyqesore, te gjithe te korruptuar qe luajne rolin e sekserit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *