Gjejnë përbindëshin e Loknesit të… filmit

Alqi Kociko

 

Një dron uji u lëshua së fundi në liqenin skocez të Loknesit në kërkim të monstrës së përfolur, dhe nuk doli pa gjë. Në vend të përbindëshit të shumëdebatuar, droni gjeti një kopje 9 metra të gjatë të përdorur në filmin e vitit 1970, “Jeta private e e Sherlok Holmsit”. Mjeti ishte zhytur në fund të liqenit pasi gati 50 vjet më parë iu hoqën pjesët që e mbanin në sipërfaqe. Kërkimet u organizuan nga kompania norvegjeze Konsberg Maritime, që do të vazhdojë skanimin e liqenit të famshëm. Droni me emrin Munin, që po përdor kompania, është në gjendje të kontrollojë zona të gjera dhe shpesh është përdorur për të kërkuar avionë të aksidentuar në zona ujore.

dron

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *