Tre gjimnaziste nga Tirana kanë fituar të enjten vendin e parë në një konkurs të organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë për zgjidhjen e problemve reale në komunitetet e tyre përmes teknologjisë.
Çdo vit, ekipe vajzash nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë garë. Vajzat nga Tirana këtë vit paraqitën aplikacionin “GjejZa” që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara.
Jonada Shukarasi shprehet: “Që në fillim donim që të ndihmonim në një farë mënyre gratë shqiptare dhe duke marrë parasysh mentalitetin shqiptar, menduam që të trajtonim një temë si dhuna me bazë gjinore, që do të ishte mënyra më e mirë për t’u ardhur në ndihmë”.
Aplikacioni i ndërtuar prej tyre, përmbledh në një menu shumë të thjeshtë të gjithë numrat telefonikë që mund të marrin gratë në një situatë të caktuar. Një zgjidhje praktike e cila vjen edhe me një numër këshillash për të gjetur zgjidhje në situata delikate.
Dea Rozhani thotë: “Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale. Kemi dalë nga komunizmi dhe sigurisht që ka një dominancë të gjinisë mashkullore në shoqëri dhe një mentalitet shumë të prapambetur që gratë nuk mund të jenë të pavarura dhe nuk mund të shkollohen, të bëjnë përpara në jetë, të kenë financat e tyre dhe e gjithë kjo reflektohet edhe në rininë e sotme, edhe pse ka shumë ndryshime. Ne shohim shenja të hershme të kësaj dhune që reflektohet në marrëdhëniet e miqve tanë sot”.
Programi ka qënë shtysa e duhur drejt teknologjisë për këto vajza në një shoqëri të dominuar nga mentaliteti se djemtë janë më të prirur për të qënë të aftë në fushat inxhinierike.
Arla Hoxha, vajza tjetër e ekipit fitues thekson: “Për djemtë ka qënë gjithmonë më e thjeshtë që të futen në teknologji. Që të vegjël i shtyjnë tek lojrat kompjuterike ndërsa vajzat i mënjanojnë nga kjo pjesë sepse është pikërisht ai mentaliteti maskilist, patriarkal që do t’i ngrerë djemtë më lartë se vajzat. Gjithmonë ka patur një mentalitet të gabuar për vajzat në teknologji apo edhe në fusha të tjera siç është biznesi”.
Megjithë përpjekjet për të ndryshuar këtë tendencë dhe për të inkurajuar brezin e ri drejt në qasje më të drejtë të barazisë gjinore, vajzat thonë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
Jonada vëren: “Edhe nëpër shkollat tona ne bëjmë IT dhe nga vetë mësuesit e IT-së vajzat nuk marrin aq mbështetje. U jepet prioritet djemve dhe vajzat lihen mënjanë, anashkalohen duke menduar se ato nuk do të bëjnë karrierë në atë fushë më vonë, gjë që nuk është e drejtë”.
Përvoja e këtyre vajzave në këtë program të financuar nga kompani të mëdha të teknologjisë në Silicon Valley do të ketë një efekt të fuqishëm në jetën e tyre shumë kohë pas përfundimit të këtij programi.
Të frymëzuara nga kjo fitore ato kanë fituar besimin se kanë aftësinë të zgjidhin probleme të komunitetit dhe të ndihmojnë në thyerjen e barrierave gjinore për të çuar përpara shoqërinë shqiptare.
Burimi: VoA
e.ll./dita

Përgëzime vajzave për suksesin e MADH ndërkombëtar.
Na nderuan!
Por kujdes! Nuk bëni mire qe ulni vendin tuaj, me fjalët ofenduese si patriarkal, dallime seksi, femra të pashkolluar etj etj dhe për më tepër ia dedikoni të gjitha Komunizmit.
GËNJESHTRA.
Përkundrazi në saj të atij rrëgjimi U luftua patriakalizmi, u emancipuar femra me të drejta të plota, U shkollua MASIVISHT.
Raste patriakalizmi janë vetëm raste, siç janë edhe në të gjithë vendet me te zhvilluara të botës, që ju do keni rast edhe vetë ti shihni edhe me vone. Unë kam parë gjyq në USA, ku një burr ish martuar me 4 vajza që I kish me vete në gjyqin me ish gruan, që ishte të paktën nja, 10 vite më e madhe nga to.
Ju lutem sherbejini SHQIPERISE. Merrni shembull nga sopranoja me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho
Pergezime per komentin “faro”…… pergezime edhe vajzave per suksesin.
Bravo.
Tani gjeni ndonje bythzi amerikan dhe merrni green karten. Se e shpetuat shoqerin shqiptare me kete aplikacion . Bravo…. si gjithmone per tu lavderuar, kujtoni se rruga me e mire eshte te shani te tjeret….. Bravo…..
Duket qarte qe kjo Dea rron me presh ne b…!
Po e pyes:
Cfare zgjodh ky aplikacioni juaj per zhdukjen e dhunes ndaj demrave?
MASHTRIM TOTAL,se ASGJE nuk zgjidh!
E gjitha eshte propagande per te bojatisur omazhin kriminal te nje shoqerie te pa drejte,te pa barabarte dhe me nje shtet,qe as qe do t’ia dije jo per femrat,por per asnjeri!
Ja e dergoi mesazhin nje femer e dhunuar,por kush do t’;ia zgjidhe dhunen?
Policia,gjykata,deputeti,kryebashkiaku apo do shkoje prap tek burri qe e denoncoi dhe qe pas kesaj do ta dhunmoje akoma me shume?
Jeni bere pale me MASHGTRIMIN qe ben kjo shoqeri e degraduar deri ne palce!
Dhuma ne familje,shkolle,rruge,etj fillon qe ne femijeri!
Dhe dhuna nuk eshte vetem RRAHJE,por mbi te gjitha PABARAZI ne te gjitha fushat e jetes!
A nuk eshte dhune kur prinderit jane pa pune dhe ty nuk te cojne ne cerdhe,kopesht,shkolle etj por te detyrijne te lypesh apo te mbledhesh kanoce?
A nuk eshte dhume,kur ti shikon shoqet e tua qe vine ne shkolle me veture te shoqeruar nga prinderit,veshur mire,me patrofolin plot me euro e dollare ndersa ti nuk e njeh fare portofolin por ke leke vetem per urban?
A nuk eshte dhune,kur ti deshiron te argetohesh me shoqet e shoket ne fusha sportive,te ndjekesh koncerte etj,por prndi nuk ka leke te te japi dhe ti nga turpi apo nga halli mund te perfundosh nen kembet e ndonje shokut tend duke i nxjerre leket e argetimit me seks?
A nuk eshte dhune kur te kane plagosur vellain ne rruge gabimisht dhe kriminelet dalin te fituar ne gjykate se paguan miliona dhe vellai mbetet i gjymtuar tere jeten?
A nuk eshte dhune kur shoqet e tua te fyejne duke te thene se ato kane arritur tek shifra e 20-30 dashnoreve dhe ti NUK PASKE ASNJE te tille?
Dhe duke e quajtur veten pa vlere fillon edhe ti te hapesh si vaji ne lakra e te numerosh dashnoret nje nga nje?
Eh sa te tilla ka sot,moj Dea,ndersa rrenjose mire ne tru,se ato qe derdellite per socializmin,asnje nuk ka qene e vertete,por te kane mashtruar,qe edhe kjo eshte….DHUNE ne mendjen tende!
Urime e suksese të mëtejshme vajzave, jemi krenarë për ju. Ju faleminderit !
Bravo vajza,se ne intervisten tuaj nuk keni folur per aplikacionin,por keni bere POLITIKE SHPIFESE per Shqiperine!
Ju keni hedhur BALTE kunder prinderve tuaj,mesuesve tuaj,shokeve dhe vellezerve tuaj!
Ku e keni gjetur ju se ne shkolle mesuesi merret me shume me djemte se sa me vajzat?
Si nuk keni TURP,qe shpifni kaq ndyre?
Po kur vishni pantallona te grisura ne gjunje,mos valle mesuesi u mesoi,apo se keshtu ju duket vetja si moderne?
E ku eshte modernia tek nje veshje e grisur,tek pantallonat e shkurtera si BREKE qe zbulojne te gjitha,perves VRIMES?
Po kur bridhni tere naten neper PUB-e dhe disko,kur nderroni nga 20 dashnore ne muaj,kur me shume pini droge se hani buke ,kur e merrni shkollen jo me zotesi,por me SHALE etj?
Turpi ju mbulofte,se DHUNA NDAJ GRAVE nuk ndalohet me celular,por me nje shoqeri te emancipuar ashtu sic ishte ne kohen e SOCIALIZMIT!
Kurre nuk do arrije femra shqiptare te trajtohet,respektohet dhe vleresohet ne shoqeri me mire se sa ne SOCIALIZEM!
Ju mund ta urreni SOCIALIZMIN si sistem politike,por kjo nuk do te thote se e verteta qendron me ju!
Sot femra trajtohet vetem se MALL TREGU e jo si NJERI!
Është DETYRË e gazetarisë që të zbërtheje të vërtetën, nese mendimi se Shqipëria është vend patriarkal i trashëguar nga komunizmi, është apo jo I nxitur nga intervistuesit siç po konstatojmë zakonisht, sidomos kur kanë përballë të reja, të cilat as nuk kanë përjetuar komunizmin.
Kur flitet për SHQIPERINE, detyra është domosdoshmëri. Ndryshe në rroftë media e LIRË.
Nuk besoj se VOA, të ketë guxuar të nxjerrë këtë konkluzion, për vende të tjera ish komuniste si Serbia, Maqedonia,Kroacia etj!
Mesa duket Bishti, i sajuar,historikisht, do ta bezdis shqiptarin edhe në këto kohë moderne
Mire moj Dea mire , suksese , por kush te ka thene ty qe ne komunizem grave nuk u lejohej te shkolloheshin dhe ishin te tilla mentalitete qe ti po na çudit..Dea ta them une qe kete dhune e vrasje qe po ndodh ne kete palo demokraci nuk kane ndodhur ne komunizem…po ne ate kohe i jepej prioritet te shkolloheshin si fshatari edhe qytetari njelloj…pyeti prindrit, gjysherit dhe pastaj jep mendim per sistemet .he zemer