Gjeli i detit katandiset një thelë. Pensionistët, 2 mijë lekë shpërblim për festat

anazapta

Gjeli i detit për pensionistët katandiset një thelë. Këtë vit, shpërblimi në fund të vitit për pensionistët do të jetë vetëm 2 mijë lekë të reja, raporton sot “Panorama”.

Qeveria, pas shumë diskutimesh, ka vendosur që sivjet t’i rikthehet shpërndarjes së një shpërblimi për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Vitet e kaluara, kryeministri Berisha ka njoftuar me pompozitet çdo dhjetor dhënien e “gjelit të detit” për pensionistët shqiptarë. Tradita e gjelit të detit u thye vitin e kaluar, kur pensionistët nuk morën asnjë lek shpërblim.

Ndërsa sivjet, për shkak të vitit elektoral që kemi përpara, duket se qeveria ka vendosur të “zgjidhë qesen”, por duke u treguar shumë e kursyer. Shuma prej 2 mijë lekësh të reja do t’i nënshtrohet tatim-fitimit, duke u katandisur në 1800 lekë të reja, praktikisht një thelë e gjelit të detit.

553 mijë janë pensionistët që do të përfitojnë shpërblimin, i cili në total kap vlerën 11 milionë dollarë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *