Gjen pistoletë të fshehur në WC-në e Komisariatit dhe zhduket

Dita

Një punëtor i ndërtimit, teksa zhvillonte punime në mjediset e Komisariatit të Policisë së Rrogozhinës ka gjetur një armë zjarri pistoletë në kasetën e WC­-së.

Arma ishte fshehur brenda saj dhe nuk dihet se sa kohë qëndronte aty. Mirëpo, punëtori i identifikuar me inicialet M.B. 25 vjeç e ka marrë pistoletën dhe është larguar nga vendngjarja.

Ai është shpallur në kërkim nga Policia menjëherë pas largimit nga Komisariati, së bashku me armën e zjarrit. Gjithashtu, veç kësaj ngjarjeje, ka dyshime edhe për pistoletën, raporton Panorama.

Nuk dihet nëse pistoleta është armë shërbimi e ndonjë Polici, armë krimi e fshehur aty, apo armë e fshehur e ndonjë të arrestuari, që mund të jetë futur në komisariat pa kontroll fizik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *