Një shkëputje 11 vjeçare babë e bijë, bëri që pas rigjetjes, vajza ta refuzonte të atin. “Babain tim e kam këtu, ty nuk të njoh”, – ky ishte reagimi që vajza i dha babait të saj biologjik.
Vasili me lot në sy për shkak të “humbjes” së vajzës, i është drejtuar programit “E Diela Shqiptare”, ku u kërkon gjyshërve të vajzës nga e ëma, që ta lejonin ta shihte të bijën.
Që prej vitit 2005, Vasili kishte humbur çdo kontakt me të bijën. Kjo ndarje erdhi pas konflikteve që Vasili kishte me të shoqen e cila më pas u largua drejt Greqisë.
Secili nga të dy ish-bashkëshortët vazhduan jetët e tyre dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë kontakt mes tyre. Vasili ka krijuar një familje tjetër dhe ka një djalë, por mungesa e vajzës për të është e pashlyeshme.
