Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër në Tepelenë, të akuzuar si posedues të 181 kg lëndë e dyshuar narkotike.
“Gjatë një kontrolli të ushtruar në stanin e shtetasit Ladimir Kadëna,në vendine quajtur “Përroi Shelgjeve” në Njësinë Administrative Kurvelesh, u gjetën dhe u sekuestruan 181 kg lëndë e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.
Sipas saj, pas hetimeve te para u bë shpallja në kërkim e shtetasve: Ladimir Kadëna, 60 vjeç dhe Labë Kadëna, 56 vjeç, te dy banues në fshatin Rexhine, Tepelenë.
