Gjenden 65 trupa të civilëve të vrarë nga ISIS

Leda Hysa

Aktivistët sirianë po raportojnë se së paku 65 trupa civilë janë gjetur në një qytet qendror, të rimarrë nga forcat qeveritare siriane nga militantët ekstremistë të Shtetit Islamik. Shumica e viktimave besohet se janë vrarë nga organizata ISIS.

Vëzhgues sirianë për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, thotë se numri i të vrarëve në provincën qendrore Homs, mund të jetë më i madh.

Sipas vëzhguesve, shumica e të vdekurve u vranë gjatë luftimeve tre javore të grupit militant.

Trupat siriane dhe luftëtarët aleatë kanë rimarrë kontrollin e qytetit të shtunën. Militantët ekstremistë të Shtetit Islamik në Siri, kanë pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *