Forcat ajrore egjiptiane thonë se kanë gjetur mbetjet e avionit Egypt Air të humbur prej ditës së djeshme
Një zëdhënës ushtarak tha në një deklaratë për median se mbetjet, përfshi këtu dhe sende personale të pasagjerëve janë gjetur 290 km larg brigjeve egjiptiane, në veri të Alesandrisë
Zëdhënësi tha se tani po kërkohet dhe kutia e zezë e avionit
Zyrtarët e Egypt Air thonë se rreth 100 të afërm të pasagjerëve të humbur ndodhen në një hotel në Kairo
Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit? Kjo është ende pyetja e madhe pa përgjigje.
