Gjenden paratë për invalidët, nis shpërndarja

anazapta

Gjenden paratë për pagesat e prapambetura të invalidëve. Nga sot, nis ndarja e tyre për pagën bazë, për 6 muajt e prapambetur që la qeveria “Berisha”, pasi u ndryshoi destinacionin para zgjedhjeve në mënyrë të mistershme, ndërsa në fillim në buxhetin e ri do shlyhen tërësisht tre mujori i fundit dhe pjesët e mbetura. Lajmi konfirmohet për “DITA”, nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por edhe nga Shoqatat e Invalidëve. Prej ditës së sotme, mbi 154 mijë invalidë të të gjitha kategorive, do të mund të tërheqin pagesën bazë që kanë nga qeveria, në të gjithë vendin. Burime zyrtare të ministrisë shpjeguan së është arritur që pas një pune intensive me specialistët dhe autoritetet, të sigurohet fondi i duhur për të shpërndarë paratë për këtë shtresë të vuajtur sociale.

 

Fondi i pagesës

Mësohet se janë bërë të gjitha përllogaritjet dhe është arritur që me fondin e mbetur të bashkohet edhe pjesa tjetër e nevojshme, gjithsej një shumë prej rreth 3 miliardë lekësh të vjetra. Janë përgatitur të gjitha dokumentacionet dhe kryer kalkulimet e duhura, duke rakorduar edhe me Thesarin. Në fund është rënë dakord që ky fond të shpërndahet në mënyrë të tillë; Për invalidët e të gjitha kategorive, ku përfshihen Personat me Paaftësi të Kufizuara (PAK), Paraplegjikët, Tetraplegjikët dhe të tjerët, është llogaritur që për shkak të vështirësive ekonomike dhe sociale, t’u paguhet pjesa bazë, që përbën rreth 80 për qind të shumës mujore që përfitojnë. Do jepet e gjithë pagesa e prapambetur e 6 muajve në një afat brenda disa javëve, siç dhe e kërkon procedura. “Për tre muajt e fundit të vitit dhe pjesën tjetër, problemi do zgjidhet nga buxheti i ri i shtetit dhe në janar nuk do të ketë më borxhe të prapambetura të shtetit për këtë kategori. Madje do shlyhen edhe pagesat e mbetura nga baza e invaliditetit që nuk arrihet dot të plotësohet nga financat e tanishme”, shpjeguan burimet për gazetën “DITA”. Dëshira dhe përpjekjet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ishin që invalidët e të gjitha kategorive të shlyheshin 100 për qind për 6 muajt e parë të vitit 2013, por abuzimet e shumta me buxhetin nga qeveria e kaluar në të gjitha zërat dhe institucionet, ka penguar realizimin e këtij qëllimi. Gjithsesi është arritur që për ato 6 muaj të sigurohet fondi për shlyerjen e 80 për qind të pagesave të invaliditetit. Më herët, prej muajit shtator kur mori detyrën, ministri Erion Veliaj vuri në dukje skandalin e abuzimit me fondet e invalidëve në ish-Ministrinë e Punës nga zyrtarët, ku ishin ndryshuar destinacionet e tyre dhe për më tepër ishte abuzuar me bukën e gojës së kësaj kategorie. Shumë nga zyrtarët përgjegjës u referuan për ndjekje penale në Prokurori dhe u morën masat për të zgjidhur problemin. Më pas ishte kryeministri Edi Rama, që në Parlament, deklaroi shifrat e skandalit, dhe shpjegoi se si ishin zhdukur pa gjurmë 94 % e fondeve të invalidëve. Ministri Veliaj kishte premtuar se do e zgjidhte këtë problem dhe po ashtu kryeministri Rama, për gjetjen e fondeve të tjera. Dhe prej ditës së sotme invalidët mund të tërheqin pagesat e prapambetura.

 

Pagesa për persona me aftësi të kufizuar

Nr. i përfituesve të pag. së  paaftësisë gjithsej                         154.122 individ

Nga këta:

Të verbër                                                                                  12.010

Paraplegjik dhe Tetraplegjik                                                         6.224

PAK mendor e fizik                                                                  52.759

 

Nr.  i kujdestarëve është                                                            18.945

Nr.  i invalidëve të punës                                                           64.184

 

PAK sipas grupeve të të paaftëve janë si më poshtë:

PAK  gjithsej                                                                            70.993

Grupi i parë                                                                               19.018

Grupi i dytë                                                                               51.975

 

Sipas % së përfitimit të pagesës janë si më poshtë:

Me 100%                                                                                   67.642

Me 150%                                                                                        541

Me 200%                                                                                     1.415

Me 300%                                                                                     1.395

Shpërndarja e përfituesve të pagesës së paaftësisë sipas ndarjes Bashki-Komuna është si më poshtë :

 

Numri i  përfituesve gjithsej                                                     154.122 persona

Në Bashki    (55,8 %)                                                                  86.358

Në Komuna  (44,2%)                                                                  67.764

 

Fondi mesatar mujor i  paaftësisë                                          1.330.755 mijë lekë

(PAK + KUJDESTAR+INVALID PUNE)

Sipas ndarjes Bashki – Komuna ky fond është :                

Në bashki   (50%)                                                                      696.853 mijë lekë

Në komuna (50%)                                                                      633.903  “       “

 

 

Veliaj: 6 mijë familjarë të drejtuesve vendorë përfitonin ndihma si invalidë

Fëmijët dhe bashkëshortët e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, kryetarë komunash dhe familjarët e tyre, kanë përfituar ndihma ekonomike si invalidë. Edhe pse gëzojnë shëndet të plotë, këta persona para zgjedhjeve të qershorit kanë marrë statusin e invalidit, duke përfituar  pagesën maksimale të aftësisë së kufizuar prej 15 mijë lekësh të rinj. Jo vetëm kaq, por plot 6 mijë persona në të gjithë vendin janë shpërblyer para zgjedhjeve me statusin e invalidit. Skandali është bërë publik nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, në Komisionin e Punës pak ditë më parë, ku këtë shifër e krahasoi me atë të një bilanci lufte. Gjatë seancës dëgjimore, ministri Veliaj publikoi në shifra shpërdorimin financiar të fondit të aftësisë së kufizuar. Sipas Veliajt, deficiti i krijuar nga lista e fryrë e invalidëve është 52 milion dollarë. Prej muajsh qindra invalidë që vërtet kanë nevojë për pagesën e aftësisë së kufizuar, nuk e kanë marrë atë.

 

Rama: Harxhuat 94 % të fondeve të invalidëve

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Parlament, u shpreh se akti normativ për rishikimin e buxhetit është i domosdoshëm për shkak të krizës financiare, duke akuzuar demokratët se kur ikën nga pushteti e lanë arkën bosh. “Nga këto 174 milionë dollarë për bukën e gojës, në prill, maj, qershor, muaj që përkojnë me pragun dhe pastaj me fushatën elektorale, janë shpenzuar 94% të fondit, pa dashur kush t’ia dijë se ku do ta gjejnë në korrik, në gusht, në shtator, në tetor, në nëntor dhe dhjetor, bukën e gojës, ata të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër, përveçse të presin ditën e shënuar të muajit, për të marrë këto para të bukës së gojës, nga shteti dhe nuk kanë për fat të keq mundësinë, që ta sigurojnë bukën e gojës gjetkë. Nga 174 milionë dollarë që ishin përcaktuar për këta njerëz, keni harxhuar 94% për fushatë elektorale dhe sot në arkën e shtetit janë vetëm 7 milionë dollarë, ndërkohë që radha e gjatë e invalidëve të këtij vendi, pret me sytë nga qielli, bukën e gojës,” u shpreh Rama.

 

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Deri tani u mbushem me konstatime , njohim cdo dite parregullsite me financat qe jane bere ,shperdorime e te tjera , pra situata dihet , ndersa fillimi i shlyerjes ,i kthimit te lekeve apo dollareve te vjedhur ne banken e shtetit, sipas nje plani akoma nuk dihet , ne fund te fundit njerezve nuk i intereson se a u fut ky apo ai tjetri ne burg, por i interesojne parate qe te kthehen ndryshe, njerezit e manipuluar vetem me konstatime ferkojne duart.

  • Komplimente ministrise perkatese dhe zotit Veliaj me stafin e tij, per zgjidjen e ceshtjes ne fjale, por gjithashtu drejtesia sduhet te heshte, Kush vjedh, vendin e ka ne Burg.

    • O HORRI O LEGEN, PO PRONONCOHU PER ARMET KIMIKE PER BLERJEN E VOTES APO TA KANE LIDHUR GJUHEN O I MJERE!
      PTY PALO MILITANT!

      • o militanti nr dy. clidhje ka me temen komenti yt? apo injorant hesapi. fol pak me xhaxhi saliun pse nuk po thote asnje fjale per armet kimike.opozite qe merret me blerjen e votave. hajduti thote po me vjedhin.

  • un qe po shkruaj jam i vereber i grupit te par degjoj qe do mar vetem pagesn baz po shoqerusi me se do haj buk kush eshte ai shoqerus qe me shoqeron mua vullnetarisht pa pages prandaj dua te ngre zerin ti them z.erjon velis te mar masat sa me shpejt per nje riklomisjonim te fuqishem per te gjith invalidet se me fryrjet qe jan ber ne listat e perfitusve jemi ketu ku nuk duhet te jemi lihen invalidet pa lek pa buk kemi te verber me letra qe ngasin makina kemi te verber me letra qe ruajne kope me bageti kemi te verber me letra qe shkruajne dhe lexojme me mir se te tjeret etj ky eshte shqetesim qe duhet sa me shpejt te vihet ne levizje ministria e x.erjon velis dhe jo vetem llafe ne parlament po duhet pun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *