Policia e Tiranës ka gjetur pak minuta më parë dy vajzat e humbura më datë 1 janar.
Dy të miturat janë gjetur në Përmet nga policia lokale dhe aktualisht janë nisur për në kryeqytet, ku edhe do të pyeten nga policia.
Paraprakisht, vajzat kanë deklaruar se kishin ikur vetë nga shtëpia pasi sipas tyre familjarët nuk silleshin mirë me to.
Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, janë gjetur në një hotel në Përmet ku qëndronin në shoqërinë e një 45 vjeçari.
Nga Tirana drejt Përmetit ato kanë shkuar me një linjë furgoni, më pas janë akomoduar në një hotel.
16-vjeçaret dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar duke humbur më pas çdo kontakt me familjen.
Njoftimi i policisë
Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.
o.j/dita

Mosha qe kan nuk i lejon kto goca ,
te enden Hoteleve me meshkuj qe kane nji moshe
shume me te madhe se ato duke krijuar maredhenje
te dyshimte e pse jo te rrezikeshme per jetet e tyre.
Adoleshentet mendojn se Bota eshte ajo qe ju duket
atyre ,por Realiteti jane ndryshe .
Shume vajza ,qe largohen nga Prinderit ,familja ,perfundojne Viktima te trafiqeve Njerezore ,
ne duart e Krimit dhe jorralle edhe ne Viktima pa jete .
Policia duhet te nderhyje menjihere dhe Prokuroria .
45 vjeçarit ti kërkohet ” falje,, ti ” jepet,, dekoratë që shoqëroi vajzat me “dëshirën,, e tyre. Për shpërblim material një karikator kallashi në bythë ose më saktë nje tre këmbësh në sheshin ” Skënderbei,, me kokë poshtë.
Degjenerim gjithandej.
Vend pa zot
Fillon El Chapo te Top Kanali çfare pret ti?
Elle 11, mesiguri që nga mendtë je nga ata që quhen ndryshe teenage, pra ‘aguridh’, por që me siguri je i sëmurë nga mendja dhe paske harruar të push ilaçet. “Degjenerim” gjithandej. Dakord, por nga ata që të rrethojnë ti në linjë gjenetike (farefisnore), komshinj, shokë pune, krushqi (në se je i martuar) dhe qytetarë të vendbanimit tënd, sa të degjeneruar ke numëruar? Mirë që paske një celular dhe di të shkruash, pa se çfarë shkruan në të së…mës.
Gjithë mençuria jote përmblidhet tek fjalia e dytë, që mund të konsiderohet si një zbulim: ‘Vend pa zot!’. yyyy, gjytyrim!
Asgje per tu shqetesuar! Keto mini-drama jane materiali i skenarve te rinj per telenovelat e ardhme televizive shqiptare!
Me mire se kurv beu,nuk i trajton dot nena dhe babai.