Nënë e bijë, Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe Enisa 2 vjeç, janë gjetur shëndoshë e mirë në Britani të Madhe. Ato ishin raportuar të zhdukura, pasi për herë të fundit ishin parë vetëm më datë 2 Prill në Doncaster, South Yorkshire, të Britanisë së Madhe.
Policia angleze kishte nisur kërkimet për gjetjen e shqiptares dhe vajzës së saj të mitur dhe ishin shprehur të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Por, për fat të mirë, BBC raporton se nënë e bijë janë gjetur mbrëmjen e së enjtes dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk ka informacione të tjera rreth vendndodhjes ku u gjetën dhe përse kishin humbur gjurmët.
Sebjana Myzeqari shkoi 3 vite më parë në Doncaster dhe jetonte në një shtëpi në Chequer Road. Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira.
o.j/dita

Ja, kete e gjeti policia angleze, ndersa ate mikun e Sali berishes qe i vendosen edhe aparatura ne kembe e qe kish hedhur ne det Remzi Hoxhen, nuk e gjeten dot! Shume enigmatike kjo policia angleze. Ne ne Shqiperi kemi transparence deri sa te zbardhim e dhe shkopinjte qe ha Seit Dollapi a komodina s’e di si e ka llagapin.