Tri varreza të reja masive u gjetën këtë fundjavë në qytetin Sinjar në veri të Irakut. Qyteti banohet më herët nga pakica fetarej Jazidi.
Qyteti u çlirua pak ditë më parë nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Sipas medieve ndërkombëtare, në varre ndodhen nga 80 deri në 100 trupa.
Dy varreza janë gjetur në lindje të Sinjarit dhe një tjetër brenda qytetit, duke çuar në pesë numrin e varreve masive, të zbuluara së fundi.
Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Sinjarit në gusht të vitit 2014 dhe kanë nisur me vrasjen e banorëve të komunitetit Jazidi. /Dita/
