Gjenden trupat e pajetë të dy kushërinjve të mbytur në Pogradec

Bledar Lumani

Polumbarët kanë gjetur trupat e pajetë të dy kushërinjve adoleshentë të mbytur ditën e djeshme në liqenin e Pogradecit.

Aleks Kula, 14 vjeç dhe Ardi Kosturi, 18 vjeç, janë gjetur paraditen e sotme në fund të liqenit.

Dy adoleshentët  nga fshati Libonik i Maliqit ndodheshin për pushime në Pogradec.

Por, ndërsa kishin dalë shëtitje me varkë në liqen mesditën e djeshme, ata janë mbytur.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë./b.l

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *