Gjendet 12-vjeçarja gjermane e humbur në Pogradec

Dita

Një vajzë gjermane, e zhdukur prej ditës së djeshme në qytetin e Pogradecit, është gjetur sot.

Florentina Mayer është kthyer pranë familjarëve dhe është momentalisht duke u intervistuar për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

12-vjeçarja u pa për herë të fundit rreth orës 15:00 të së shtunës në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik.

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili  ka bërë kallëzim”, thuhet në njoftimin policor.

Më tej sqarohet se denoncuesi është bashkëshorti i nënës së vajzës së mitur.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *