Është gjetur arma me të cilën besohet se është qëlluar banesa e kryeplakut të Farkës, Fatbardh Plaku më 25 mars 2014.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se një armë “Bazooka” kundërtank është gjetur dje në Liqenin e Farkës, pikërisht në zonën ku ndodhet dhe banesa e Fatbardh Plakut.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë gjetur armën.
Menjëherë në vendi ne ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet.
Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën kundërtank dhe është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tirane.
Njoftimi i policisë së Tiranës
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.03.2014, në Farkë të Vogël, në banesën e shtetasit Fatbardh.P, ku është hedhur një armë “bazooka” granatahedhës, dje në Liqenin e Farkës është gjetur nga banoret e zonës një armë bazooka kundërtank i cili mendohet që mund të jetë arma që është përdorur në ngjarjen e mësipërme.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë kundërtank e cila do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tirane. Vazhdon puna për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes.

Amani se s’po na zinte gjumi…