Gjendet autori i zjarrit në Jorgucat, procedohet një 71-vjeçar

Gazeta Dita

Një 71-vjeçar nga Jorgucati është proceduar penalisht për zjarrin e rënë në këtë fshat.

Sipas policisë shtetasi me iniciale E.G dyshohet se është autori i vënies së zjarrit.

“Në vendin e quajtur “Vuxho”, 71-vjecari  ka vendosur zjarr në kullotën që ka në përdorim, ku si pasojë është djegur 10 ha tokë. Por më pas flakët dolën jashtë kontrollit”, sqaron policia.

Për shuarjen e zjarrit në Jorgucat pati angazhim të një helikopteri Viva, forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë, por shiu i pasdites së sotme e eleminoi përfundimisht rrezikun.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *