Një bombë e tretë është gjetur në aeroportin Zaventem në Bruksel.
Reuters raporton se shërbimet e sigurisë në aeroport kanë arritur që ta shkatërrojnë atë. Në mëngjes, në këtë aeroport kanë ndodhur dy shpërthime, ku si pasojë e tyre humben jetën 15 persona.
Gjithashtu është konfirmuar se ky aeroport do të mbetet i mbyllur edhe të mërkurën, pas këtyre sulmeve.
