Gjendet e mbytur në rezervuar 53-vjeçarja në Belsh

redaktor

Një 53-vjeçare është gjetur e mbytur në një rezervuar mëngjesin e sotëm në Belsh.

Nure Kuqja është gjetur nga familjarët e saj e mbytur në rezervuarin e fshatit Hardhi në Belsh ndërsa dyshohet se ajo është vetëmbytur.

Sipas informacioneve 53-vjeçarja pasditen e djeshme  ka qenë me bashkëshortin e saj në tokën e familjes por pas  përfundimit të punëve bujqësore ajo nuk ka shkuar në banesë.

Menjëherë familjarët të shqetësuar kanë nisur kërkimet dhe mëngjesin e sotëm e kanë gjetur 53-vjeçaren të mbytur në rezervuarin e fshatit.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *