Gjendet e pajetë mbi shinat e trenit 50-vjeçarja

Edona Llukacaj

Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë mbi shinat e trenit në hekurudhën Peqin- Elbasan, mbrëmjen e së premtes.

Njoftimi i Policisë:

“Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *