Gjendet e vdekur aktorja e njohur, dyshohet se 40-vjeçarja është vetëvrarë

time

Yuko Takeuchi, aktorja e njohur japoneze fituese e disa çmimeve është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili e ka gjetur 40-vjeçaren, nënën e dy fëmijëve, të pajetë në banesë. Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.

Ajo luajti versionin femër të Sherlock Holmes në serialin Miss Sherlock të HBO 2018, i cili u transmetua në disa vende përfshirë SHBA-të.

Sakaq, policia ka nisur një hetim dhe dyshohet se ajo është vetëvrarë po edhe pse vetëvrasja nuk është konfirmuar akoma, shumë aktorë në Japoni i kanë dhënë fund jetës së tyre kohët e fundit duke përfshirë aktoren Sei Ashina në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se Japonia ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *