Shumë nga ju mund të jeni njoftuar në furnizuesin tuaj të lajmeve në Facebook, Twitter ose Instgram se shumë njerëz po bëhen pjesë e sfidës së kovës së akullt apo “Ice Bucket Challenge”. Kësaj sfide nuk mund t’i shpëtonte as një i kërkuar nga policia, që i është dukur shumë e rëndësishme sa për ta injoruar. Sipas një raporti nga Smoking Gun, një i kërkuar nga policia kishte postuar një video në Facebook duke marrë pjesë në sfidën me kovë me akull.
Videoja ishte pikasur nga dikush që e njihte personin dhe e dinte se kërkohej nga polica, kështu ai lajmëroi autoritetet policore për ta kapur. Personi njihte edhe vendin ku ishte kryer sfida me kovë me akull dhe ia dha adresën policisë. Këto të dhëna ndihmuan policinë në kapjen e të kërkuarit dhe burgosjen e tij.
Kjo nuk është hera e parë ku një njeri është arrestuar nga reklamimi i vetes dhe krimeve që ka bërë në Facebook ose në rrjetet e tjera sociale, dhe dyshojmë se do të jetë e fundit. Duke nisur nga personalitete të shquar të botës së artit, muzikës, sportit dhe teknologjisë, si Mark Zuckenberg, Bill Gates, George W. Bush, Vin Diesel, Jenifer Lopez, etj, kjo sfidë po bëhet gjithmonë e më shumë popullore edhe tek njerëzit e thjeshtë.

Prandaj nuk e beri proven sb-ja,se moral ka me teprice.
e pate Gigi Hedid ne sfiden me akull??? http://bit.do/ICE-BUCKET-CHALLENGE
Kjo eshte sfida qe duhet ta beje saluku,xeni, gita,larvavorba,jozka, bonushka,silushka,grida. qe prapanica t’u leshoje ca mornica.
Kapeni edhe salukun,me kove me akull!