Një granatë është pikasur mëngjesin e sotëm pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat nga banorët e lagjes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Mësohet se granata ka qenë e pashpërthyer dhe e lidhur me një mekanizëm. Priten forcat xheniere për të bërë shpërthimin e kontrolluar ose çaktivizimin e granatës.
Policia thotë zyrtarisht se sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë.
l.h/ dita
