Gjendet i mbytur në det punonjësi i një firme në Portin e Durrësit

Bora Basholli

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se viktima, Xhelal Skënderi, është punonjës i një prej firmave që operojnë në port, me profesion mekanik.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale.

Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në det gjatë natës së kaluar dhe është mbytur.

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *