Një 60 vjeçar është gjetur i mbytur, në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verbal të Selenicës, dhe viktimë është shtetasi me iniciale Q. C., banues në fshatin Matogjin.
Sipas policisë viktima ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
l.h/ dita
