Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm, 4 korrik në afërsi të liqenit artificial. Sipas informacioneve të policisë viktima është gjetur rreth 100 metër larg nga bregu.
Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
Menjëherë kanë mbërritur policia dhe polumbarët dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.
