Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Pogradec. Sipas të dhënave paraprake pushuesi rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira për pushime.
Nga këqyrja paraprake është bërë e ditur nga policia se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet vdekje natyrale.
Pronari i banesës, i kishte trokitur në derë sot pasi nuk e kishte parë në mëngjes. Policia po heton për shkakun e vdekjes së tij.
o.j/dita
