Një i ri 28-vjeçar është gjetur i varur në një pemë në fshatin Dardhas të Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se i riu është shtetasi me inicialet I.H. i cili mësohet se vuante nga depresioni dhe mjekohej prej disa kohësh për këtë sëmundje.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 09.04.2018, në Dardhas, në afërsi të banesës së tij, në një pemë është gjetur i vetëvarur shtetasi I.H, vjeç 28. Nga veprimet rezulton se, vuante nga depresioni dhe mjekohej. Neni 99 i Kodit Penal.”
Rastet e vetëvrasjeve nga depresioni po vijnë gjithnjë në rritje, ndërsa shkak thuhet të jetë gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia.
l.h/ dita
