63 vjeçari gjendet i vdekur brenda në makinë

Elton Tafaruci

Një person është gjendur i vdekur brenda në automjet mesditën e sotme, në autostradën Levan – Tepelenë.

Burime paraprake nga policia bëjnë me dije se, ai është 63 – vjeçari me iniciale L.T dhe u gjet brenda mjetit trailer tip “VOLVO”, me targë BR 2501 B, në parkingun e karburantit 24 – orësh “Autogrili” , afër fshatit Poçem të Mallakastrës,

Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *