Gjendet i vdekur miliarderi rus Berezovski

redaktor

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Angli, miliarderi rus, Boris Berezovski, i bërë i famshëm për armiqësitë e tij me pushtetin në Moskë që prej ngritjes në pushtet të Vladimir Putinit.

Nuk dihet shkaqet e vdekjes së Berezovksit, 67-vjeçari që i ka mbijetuar një numri të madh përpjekjesh për ta vrarë, përfshirë këtu vendosjen e një bombe që i vrau shoferin.

Berezovski u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm në Rusi, në kohën e presidentit Boris Jelcin. Por me ardhjen në pushtet të Vladimir Putin, ai u shpall në kërkim dhe që nga viti 2000 është vendosur në Londër.

Vitin e kaluar ai humbi përballjen gjyqësore me Roman Abramovic, ish-ortakun e tij në biznes, sa i përket aksioneve të gjigantit të naftës ruse, Sibneft.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *