Gjendet i vdekur në rrugë 51-vjeçari, dyshohet për arrest kardiak

Amelda Amelda

Një 51-vjeçar me inicialet F.K., është gjetur i vdekur në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 51-vjeçari është pikasur i shtrirë dhe pa shenja jete në rrugën “Ali Shefqeti”. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *