Gjendet i vdekur në shtëpi shqiptari 23-vjeçar

Elton Tafaruci

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Bra të Italisë, e sipas mediave italiane, viktima është 23-vjecari me iniciale L.B. Alarmi u dha nga vetë prindërit e të riut shqiptar, banorë të rregullt në Itali.

Ata nisën të shqetësoheshin, pasi djali nuk po përgjigjet, kur ata kërkonin t’u hapte derën e shtëpisë dhe nuk po përgjigjet as në telefon. Ata njoftuan policinë dhe më pas u zbulua edhe trupi i pajetë i të riut. Për momentin, policia nuk përjashton asnjë nga pistat, përfshirë edhe atë të vetëvrasjes.

I riu ishte i njohur për policinë, pasi kishte precedentë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dhunë ndaj të dashurës. Pikërisht për këtë ai ishte vënë në arrest shtëpie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *