Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar sit Ariol Mance është gjetur i vdekur në ambientet e Gardës.
I riu dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës, njofton policia.
Sipas policisë dyshohet se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike
“Rreth orës 23:00, te mbrëmjes së kaluar në ambientet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojnë dyshimin se akti është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
l.h/ dita

Njerzit qe jetojne ne kete vend kane mare fund
Me vjen keq per gardistin.Keshtu ndodh dhe do te ndodhe kur punesohen njerzit sipas perkatesise partiake dhe lidhjeve farefisnore,pa i studjuar ne thellesi.Keta jane qeveritaret tane legene e injorante.
Oree u be garda vendi i “vetevrasjeve”. Akoma nuk u zbardhen rrethanat e “vetevrasjes” se shoferit te Xhafajt me 7 plumba e tani nje rast tjeter ne ato ambjente qe supozohen nga me te ruajturat e ku gjerat mund te zbardhen sa me mire e shpejt. Lum si shteti rilindjot! Nderkohe degjoni Xhafajn qe ben propagande per luften ndaj bandave kriminale.